Mbi 500 ekzekutime të kryera në Iran që nga janari 2023
Në orët e para të së hënës, më datë 21 gusht 2023, forcat e sigurisë në Iran, duke përdorur litarë, morën jetën e 11 individëve në burgje të ndryshme në të gjithë vendin. Ndër këta 11 individë të cilëve u hoq e drejta e jetës, shtatë prej tyre ishin baluç. Në vazhdim të kësaj vrasje të sponsorizuar nga shteti, në orët e para të së mërkurës, më datë 23 gusht 2023, qeveria në Iran mori jetën e tre individëve të tjerë, duke përdorur përsëri litarët si metodë ekzekutimi. Prandaj, më datë 24 gusht 2023, numri i ekzekutimeve nga regjimi iranian i kaloi 500. Më shumë se 500 individëve u është hequr e drejta e jetës. Numri i ekzekutimeve politike në burgjet iraniane ka arritur në 13. Gjithashtu, një i mitur është ekzekutuar
Kalvari i 3 të Burgosurve Politikë në Burgun Qendror të Mashhadit
Marzieh Nasseri (aka Sara) dhe Azam Gholami u arrestuan gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të Iranit në vitet 2022-2023. Të tre të burgosurit politikë ndodhen në Repartin 5 të Burgut Qendror të Mashhadit (i njohur ndryshe si Burgu Vakilabad), mes të burgosurve ordinerë dhe kriminelëve të dhunshëm, në kundërshtim me parimin e ndarjes së kriminelëve sipas natyrës së krimeve. Ata janë keqtrajtuar, ngacmuar dhe nën presion të vazhdueshëm nga autoritetet e burgut dhe gardianët. Sipas raporteve të besueshme, të tre të burgosurve politikë u është mohuar trajtimi mjekësor. Ata janë të ndaluar në një mjedis jo higjenik dhe janë të privuar nga pajisjet mjekësore. Një burim i besueshëm në Burgun Qendror të Mashhadit raportoi se natën e datës 20 gusht, Sakineh Parvaneh pati një tronditje nervore për shkak të presionit të fortë që i është bërë. Ajo është mbajtur në paraburgim për më shumë se pesë muaj në kushte të pa sigurta.
Përgjigje sfiduese ndaj kërcënimeve: kleriku sunit zotohet të vazhdojë luftën për drejtësi në Iran
Duke iu përgjigjur me vendosmëri kërcënimeve nga regjimi iranian, i cili së fundmi arrestoi Molana Fathi Mohammad Naghshbandi, babai i një kleriku të sinqertë sunit, ai ripohoi angazhimin e tij të palëkundur për të luftuar regjimin e korruptuar dhe vrasës.
Siç përshkruhet në një raport nga kanali Telegram “Dadkhahans and Azadegans” [për ata që kërkojnë liri dhe drejtësi] më 24 gusht, një përfaqësues i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i përcolli një mesazh kërcënues përmes një telefonate Molavi Abdulghaffar, Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun i Naghshbandi, duke thënë: “Ose heshtni dhe ndërpritni aktivitetet tuaja, ose ne do ta djegim babanë tuaj në hi.”
Në përgjigje të këtyre kërcënimeve, Molavi Abdulghaffar Naghshbandi deklaroi: “Nëse Molana pësoi ndonjë dëm, ne do të ndezim zjarrin nën rrënjët tuaja”.