Thesari Sanksionon Shkëmbyesin Kryesor të Parave të Hizballah-ut
UASHINGTON – Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) në SHBA po etiketon disa individë dhe entitete që mundësojnë aktivitete financiare për Hizballahun. Në qendër të këtij rrjeti është shkëmbyesi i parave dhe i ashtuquajturi ekspert financiar, libanezi Hassan Moukalled, i cili luan një rol kyç për t’i mundësuar Hizballah-ut që të vazhdojë ta shfrytëzojë dhe ta rëndojë krizën ekonomike të Libanit. Thesari po etiketon gjithashtu CTEX Exchange, një biznes shërbimi parash në pronësi të Hassan Moukalled, si dhe djemt e Hassan Moukalled, Rayyan Moukalled dhe Rani Moukalled, të cilët mundësojnë aktivitetet financiare Hassan Moukalled dhe të kompanisë së tij në mbështetje të Hizballah-ut.
IRGC Vazhdon të Jetë e Etiketuar si Organizatë e Huaj Terroriste- US DOS Spox
Në konferencën e përditshme për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha më 23 janar: “IRGC mbetet e etiketuar nga Shtetet e Bashkuara si një organizatë e huaj terroriste dhe me etiketim të veçantë si organizatë terroriste globale. Ne gjithashtu kemi sanksionuar shumë udhëheqës të IRGC-së individualisht për përfshirjen e tyre në terrorizëm dhe për abuzime të të drejtave të njeriut. Ju përmendët pjesën më të fundit të sanksioneve për të drejtat e njeriut që ne njoftuam së bashku me shumë nga partnerët tanë më të afërt më herët ditën e sotme.”
I vlerësojmë etiketimet më të fundit nga BE të zyrtarëve dhe subjekteve të IRGC-së për përfshirjen e tyre në ofrimin e dronëve për Rusinë, të cilët po përdoren për të nxitur sulmet e pandërgjegjshme të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës. Aleatët tanë evropianë e njohin kërcënimin, sfidat e paraqitura nga IRGC dhe më gjerësisht nga Irani. Ne kemi pasur bashkëpunim dhe koordinim jashtëzakonisht të ngushtë me Europën për përballimin e këtyre sfidave.