paktën 60 të burgosur janë ekzekutuar nga regjimi klerikal brenda një muaji, nga 22 dhjetori 2022 deri më 20 janar 2023. Numri i ekzekutimeve është rritur në një përpjekje për të thelluar sundimin e represionit për të frenuar gjendjen shpërthyese në vend.
Më 22 janar, tre të burgosur të quajtur Saman Nabi Grossi, Abolfazl Borghani dhe Sabina Esmailzadeh, studente e arkitekturës e cila kishte qenë në burg për 6 vitet e fundit, u ekzekutuan në Burgun Qendror të Karajit. Më 21 janar, një i burgosur i quajtur Ebrahim Dehghan u var në burgun Tircheh Boluck në Borujerd.
Të mërkurën, më 18 janar, u ekzekutuan të paktën 8 të burgosur; Nima Vahidi, Akbar Sheikh Panahi dhe Omid Karimi në Burgun Qendror të Isfahanit, Akbar Ahmadi dhe Ali Jalilvand, të dy baballarë të katër fëmijëve, në burgun e Hamedanit, Qodrat Zubairam në burgun qendror të Ilamit, Sharaf Khan Akbari dhe një tjetër i burgosur në burgun qendror të Karaj. Të martën, më 17 janar, Kamel Dudkanlu, i cili kishte qenë në burg për 7 vitet e fundit, dhe Farhad Hosseini u varën në burgun e Salmasit.
Të shtunën, më 21 janar, disa familjarë dhe të afërm të të burgosurve që janë dënuar me vdekje protestuan jashtë gjyqësorit të regjimit në Teheran dhe kërkuan të ndalohet zbatimi i dënimeve me vdekje.
Paqësimi i regjimit klerikal në Iran, regjim që mban rekordin në botë sot për ekzekutime, dhe vonimi i sanksioneve gjithëpërfshirëse dhe etiketimit terrorist të liderëve të tij dhe institucioneve shtypëse, përbën shkeljen e vlerave të të drejtave të njeriut të cilat ishin vendosur me koston e dhjetëra miliona viktimave. Ky regjim duhet të refuzohet nga komuniteti ndërkombëtar, ambasadat e tij duhet të mbyllen, agjentët e tij duhet të dëbohen dhe liderët e tij duhet të sillen para drejtësisë për katër dekada gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.