Shkruar nga Shkrimtar i Stafit më 03 nëntor 2019.
Një libër i ri me titull “Krim Kundër Njerëzimit” i publikuar nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), dhe i prezantuar në Parlamentin Europian të mërkurën, liston emrat e mbi 5,000 njerëzve nga 30,000 të burgosurit politikë që u ekzekutuan në Iran gjatë masakrës së 1988-ës.
Libri jep gjithashtu detaje mbi gjetjet e 35 komisioneve që kanë shqyrtuar këto mizori dhe liston vendndodhjet e mbi tridhjetë varreve masive në Iran, ka raportuar The Washington Times më 24 tetor 2019.
“Anëtarë të Parlamentit Europian të mërkurën shfrytëzuan një prezantim libri për të t’i thurur lavde kryetares së grupit kryesor të disidentëve iranianë, duke u bërë thirrje ndërkohë shteteve anëtare të Bashkimit Europian që të bëjnë më shumë për ta konfrontuar Iranin lidhur me abuzimet ndaj të drejtave njerëzore,” shkruan The Washington Times.
Mujahedin-e Khalq, ose MEK, ka dalë në sipërfaqe si grupi kryesor i disidentëve të mërguar që luftojnë kundër regjimit iranian, shkruan raporti.
“Shumica e të vrarëve në 1988-ën ishin anëtarë të MEK. Udhëheqësja e MEK Maryam Rajavi ishte folësja kryesore në këtë event, ku bëri thirrje për një ‘politikë të rreptë europiane e cila kërkon domosdoshmërisht që t’i ofrohet mbështetje rezistencës së popullit iranian [në mënyrë që] të themelohet demokracia dhe sovraniteti popullor” në Iran.”
Znj. Rajavi tha se ngjarjet e fundit, të cilat përfshijnë konfrontimet me anijet cisterna që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit dhe një sulm mbi një rafineri të madhe nafte në Arabinë Saudite, janë dëshmi për faktin se paralajmërimi i saj drejtuar Parlamentit Europian dy vite më parë po vërtetohet: “Pata parlajmëruar atëherë se ‘nëse fashizmi fetar që sundon Iranin nuk trajtohet në mënyrë të vendosur, ai do të nisë një luftë fatale ndaj rajonit dhe botës.’”
Disa dhjetëra parlamentarë të BE-së morën pjesë në eventin për publikimin e librit, event i cili u mbajt në një sallë komitetesh të Parlamentit Europian në Strasburg të Francës, shkruan The Washington Times.
Anna Fotyga, ligjvënëse polake dhe ish-ministre e punëve të jashtme e cila kryesoi konferencën e së mërkurës, i bëri thirrje Bashkimit Europian që të “fokusohet tek abuzimet ndaj të drejtave njerëzore kur vjen puna tek marrëdhëniet me Iranin.”
Informacion mbi masakrën e 1988-ës në Iran:
- Mbi 30,000 të burgosur politikë janë masakruar në Iran në verën e 1988-ës.
- Masakra u krye mbi bazën e një fatwa të nxjerrë nga Khomeini.
- Shumica dërrmuese e viktimave ishin aktivistë të opozitës PMOI (MEK).
- Të gjitha dënimet me vdekje miratoheshin nga Komisionet e Vdekjes.
- Ebrahim Raisi, një nga anëtarët e Komisioneve të Vdekjes, është sot Kryegjyqtar i Iranit.
- Alireza Avaei, anëtar i Komisioneve të Vdekjes, është sot Ministër i Drejtësisë në kabinetin e Hassan Rouhani-t.
- Autorët e masakrës së 1988-ës nuk janë vënë kurrë para drejtësisë.
- Më 9 gusht 2016 u publikua për herë të parë një regjistrim audio ku dëgjohet ish-pasuesi i Khomeini-t duke e pranuar faktin se masakra e 1988-ës ka ndodhur dhe se urdhri për të është dhënë nga nivelet më të larta.