Saturday, July 27, 2024

Paris: Personalitete nga e gjithë bota bëjnë thirrje në tubimin e opozitës për ndryshimin e regjimit në Iran

E hënë, 03 korrik 2017

NCRI – Këtë fundjavë, jashtë Parisit, u mbajt një tubim i madh, ku dhjetëra mijëra iranianë bashkë me qindra personalitete nga Bota Arabe, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa u bashkuan me koalicionin iranian të opozitës Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit ( NCRI) dhe presidenten e tij Maryam Rajavi për të shprehur kërkesën e tyre për një të ardhme më të mirë përmes ndryshimit të regjimit në Teheran dhe për të dënuar sulmet e Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zonja Rajavi ishte oratorja kryesore e të shtunës. Ajo i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të njohë NCRI-në si përfaqësuese të popullit iranian dhe të bashkohet me thirrjen e popullit iranian për ndryshimin e regjimit.

Një zë i rëndësishëm nga Bota Arabe bëri një deklaratë të rëndësishme. “Populli iranian është viktima e parë e diktaturës së Khomeinit”, tha Turki Faisal, ish ambasador i Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara të Amerikën dhe në Mbretërinë e Bashkuar. “Përpjekja juaj në sfidimin e këtij regjimi është legjitime dhe rezistenca juaj për çlirimin e popullit iranian të të gjitha etnive, duke përfshirë arabët, kurdët, baluchis-ët, turqit dhe farsët nga e keqja e mullahëve, siç e tha zonja Rajavi, është një luftë legjitime. “

Që Lindja e Mesme është e bashkuar në qëndrimin e saj kundër agresionit të Iranit, u dëshmua nga pjesëmarrja e shumë delegacioneve arabe që përfshinë shumë ish-zyrtarë dhe zyrtarë të tanishëm nga më shumë se një duzinë e vendeve të rajonit. Këto delegacione përfaqësojnë qindra miliona njerëz dhe fjalimet e tyre reflektuan se ata nuk mund të tolerojnë më  mbështetjen që i jep regjimi iranian terrorizmit. Pas katër dekadave të ndërhyrjes së Teheranit në të gjithë rajonin, këto vende po mbështesin platformën e  NCRI dhe po mbrojnë ndryshimin e regjimit.

Maryam Rajavi tha në tubimin e të shtunës, “Njerëzit tanë duan një kushtetutë të bazuar në lirinë, demokracinë dhe barazinë. Ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të respektojë kërkesat e popullit të Iranit “.

Ajo gjithashtu theksoi faktin se burimi i luftërave të huaja të Teheranit gjenden në krizat e tij të brendshme. “Gjatë 38 viteve të fundit, mullahët janë përfshirë në luftë me Irakun për tetë vjet, kanë qenë në luftë me popullin e Sirisë për gjashtë vjetë dhe kanë ndjekur konfrontimin me bashkësinë ndërkombëtare për më shumë se dhjetë vjet për të ndërtuar një bombë atomike. Rezistenca iraniane është krenare që i është kundërvënë fashizmit fetar të mullahëve në të treja këto sfera: Ka qenë bartësja e paqes dhe e lirisë; Ka qenë pararojë në mbrojtjen e popullit të Sirisë dhe ka hapur rrugën për një Iran jo-bërthamor “.

Zonja Rajavi vazhdoi: “Përshëndesim deklaratat e bëra në Samitin Arab, Islamik dhe Amerikan në Riad, kundër veprimtarisë terroriste dhe destabilizuese të regjimit iranian. Megjithatë, theksojmë se zgjidhja përfundimtare e krizës në rajon dhe kundërvënia ndaj grupeve si ISIS-i është rrëzimi i regjimit iranian nga populli iranian dhe Rezistenca “.

Ajo gjithashtu deklaroi se ndryshimet më të rëndësishme që nevojiten janë kërkesat e popullit për liri dhe demokraci, dhe parashtroi këto tri pika:

  1. NCRI duhet të njihet nga komuniteti ndërkombëtar si zëri i vetëm ligjor që përfaqëson popullin iranian.
  2. Duhet t’i jepet fund politikës së kompromisit dhe zbutjes në lidhje me Teheranin.
  3. Duhet të arrihet një qëndrim i vendosur krah për krah me dëshirën e popullit iranian për ndryshimin e regjimit.

Mesazhet nga politikanët dhe figurat e larta nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa i dhanë më shumë peshë kërkesës së popullit iranian për ndryshimin e regjimit.

Udhëheqësit amerikanë duke përfshirë ish-Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich, senatorin Joseph Lieberman, kryebashkiak Rudi Giuliani, ish guvernatorin e Komitetit Kombëtar Demokratik Ed Rendell dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë politikë dhe ushtarakë dhanë mbështetjen e tyre, gjë që përfaqëson një iniciativë të rrallë dypartiake.

Ish-Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani tha, “Ju, unë, qeveria ime dhe udhëheqja juaj, e shohim Iranin në të njëjtën mënyrë. Regjimi është i keq dhe duhet të largohet. #FreeIran”

“Mendoj se është e drejtë të thuhet se administrata Trump ka shumë pak iluzione për natyrën e diktaturës iraniane. Mendoj se është e drejtë të thuhet se Sekretari i Mbrojtjes Mattis me përvojën e tij në Komandën Qendrore e kupton saktësisht se kush është diktatura iraniane … Mendoj se është e drejtë të thuhet se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Gjenerali McMaster, me përvojën e tij të shërbimit në Lindjen e Mesme, e di saktësisht se kush është diktatura iraniane”, tha ish kandidati presidencial i SHBA, Newt Gingrich.

Irani ka përjetuar një sërë pengesash pas samitit të Riadit të muajit të kaluar. Kjo, së bashku me vlerësimin e vazhdueshëm që SHBA, i bën e politikës gjithëpërfshirëse të Iranit, janë një shenjë e keqe për të ardhmen e regjimit të Teheranit.