Saturday, July 27, 2024

IRGC shpall formimin e 300 grupeve të reja të patrullave “fetare” në Teheran

 

IRGC patrolsNë një konferencë të hënën, Përfaqësuesi Shoqëror në Teheran i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike shpalli formimin e 300 grupeve të patrullave fetare.

Sipas agjencisë shtetërore IRNA, Përfaqësuesi Shoqëror në Teheran i IRGC-së, Vahid Amirian, tha se secili anëtar i grupeve të reja të “Nxitjes së të Mirës dhe Ndalimit të së Keqes” do të japë 12 paralajmërime verbale në ditë.

Nxitja e së mirës dhe ndalimi i së keqeë është një koncept islamik që përdoret nga regjimi iranian për të shtypur liritë civile, duke përfshirë mënyrën se si qytetarët veshen apo sillen në publik.

Amirian tha për konferencën e IRGC-së në Teheran se “grupet kanë miratimin për të filluar veprimtaritë e tyre” duke shtuar se ata kanë mbështetje të plotë ligjore e gjyqësore.

Përfaqësuesi Shoqëror i IRGC-së paralajmëroi gjithashtu se kushdo që i fyen këto grupe fetare do të ndëshkohet nga policia dhe autoritetet gjyqësore.

Hassan Hassanzadeh, komandanti i Bazës Rasoul Allah të IRGC-së, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në këtë konferencë, paralajmëroi se “nëse dikush ndërmerr hapa për ta dobësuar regjimin, kjo do të konsiderohet ves”.

Hassanzadeh tha gjithashtu se ai donte që patrullat fetare të shkonin edhe më larg sesa shtypja e lirive civile, duke shtuar se IRGC dhe të tjerët nuk duhet të “limitohen në çështje specifike”.