Monday, September 9, 2024

Iranianët Sfidojnë Regjimin Duke Kremtuar për Kirin e Madh

Shkruar nga Mansoureh Galestan më 29 tetor 2019.

Më 29 tetor 2018, Iranianët luftuan kundër Regjimit Iranian në çdo hap, për të kremtuar jetën e Kirit të Madh, perandorit të lashtë pers të cilit i atribuohet krijimi i identitetit të Iranit.

Shumë iranianë dëshironin të vizitonin varrin e Kirit në Pasargadae të provincës Fars për t’i bërë homazhe këtij njeriu të madh, por Regjimi Iranian kishte kaq shumë frikë se ky përkujtim do të kthehej në një protestë masive kundër sundimit të tij, saqë bënë ç’është e mundur për të mos e lejuar publikun iranian të shkonte atje.

Çfarë bëri regjimi iranian?

Pak ditë më parë, shumë iranianë morën mesazhe kërcënuese në celular, ku u thuhej të mos e festonin Ditën e Kirit, ndërkohë që Korpusi i Gardës Revolucionare shpalli se do të zhvillonte stërvitje ushtarake pranë varrit dhe paralajmëroi spitalet që të përgatiteshin për të plagosur.

Korpusi i Gardës Revolucionare nxori gjithashtu një shpallje për të gjithë njerëzit që udhëtonin në drejtim të Pasargadae, ku lexohej: “Tubimi i paligjshëm në Pasargadae më 29 tetor është orkestruar nga disidentët dhe lëvizjet anti-shtetërore. Të gjithë intrigantët do të trajtohen nga ligji dhe drejtësia.”

Kur këto kërcënime nuk funksionuan, Regjimi u përpoq t’i bllokonte rrugët me rrasa mermeri dhe pika kontrolli të sigurisë, nga ku kthenin mbrapsht këdo që nuk kishte targë të provincës Fars. Megjithatë, njerëzit nuk u shkurajuan, dhe shumë prej tyre zgjodhën ta bënin rrugën nëpër male më këmbë në mënyrë që të arrinin tek varri.

Atëherë regjimi dërgoi në zonë forca të sigurisë së shtetit dhe agjentë me veshje civile për t’i arrestuar, madje edhe për t’i rrahur, vizitorët që dukeshin sikur mund të nisnin një protestë.

Shumë iranianë që nuk mundën të shkonin tek varri i Kirit, zhvilluan protesta në qytetet e tyre, ku Teherani ishte ndër më të spikaturit.

kush ishte kiri i madh?

Mbreti Kiri II ishte një udhëheqës i lashtë iranian, i cili arriti të krijonte perandorinë më të madhe të kombeve të qytetëruara që njiheshin në botë në vitin 600 p.k., si dhe kartën e parë në botë të të drejtave njerëzore.

Jeta e tij festohet më 29 tetor, pasi besohet se kjo është dita kur ai pushtoi Babiloninë dhe çliroi popullin hebre nga skllavëria, para se të deklaronte që tempulli në Jeruzalem do të rindërtohej, dhe t’u jepte hebrenjve një zgjedhje: ose të ktheheshin në atdheun e tyre, ose t’i bashkoheshin atij.

Ai konsiderohet gjithashtu si një udhëheqës i drejtë në shkrimet e shenjta islame, por Regjimi Iranian nuk e njeh këtë ditë, pasi dëshiron t’i eliminojë të gjitha festimet iraniane para-islamike.