Të mërkurën, 2 tetor 2024, znj. Raxhavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, mori pjesë në seancat zyrtare të dy grupeve kryesore politike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. Ajo ishte e ftuar nga Grupi i Partisë Popullore Evropiane dhe Grupi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën. Znj. Raxhavi në fjalimin e këtyre takimeve ndau vizionin e saj për një Iran të lirë dhe demokratik dhe nevojën për solidaritet global në luftën kundër regjimit shtypës të Iranit. Gjatë vizitës së saj në Këshillin e Evropës, znj. Raxhavi u takua me z. Bjørn Berge, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.
Diskutimet e tyre u përqëndruan rreth shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, politikave luftënxitëse të regjimit dhe lëvizjeve të vazhdueshme të rezistencës sociale dhe politike brenda Iranit. Zonja Raxhavi theksoi protestat në rritje brenda Iranit dhe rolin kritik të Rezistencës në kundërshtimin e përpjekjeve të regjimit për të shtypur popullin iranian.
Në një seri takimesh me delegacione nga vende të ndryshme evropiane, duke përfshirë , Italinë, Slloveninë, Irlandën, Finlandën, dhe San Marinon. zonja Raxhavi foli për përshkallëzimin e ekzekutimeve në Iran dhe përdorimin e regjimit të terrorizmit dhe luftës për të mbajtur kontrollin e tij në pushtet. Ajo theksoi se këto politika të brendshme brutale janë të pandashme nga sjellja agresive e regjimit jashtë vendit, duke përfshirë eksportin e terrorizmit dhe fondamentalizmit.
Përfaqësuesit evropianë, në takimet e tyre përkatëse me znj. Raxhavi, shprehën mbështetjen për luftën e popullit iranian për demokraci dhe rezistencën e tij kundër regjimit shtypës. Nga ana e saj, zonja Raxhavi u bëri thirrje vendeve evropiane që të mbështesin fushatën ndërkombëtare të “Jo Ekzekutimit” të organizuar nga rezistenca iraniane.