Në verën e 1988-ës, udhëheqësi suprem i regjimit iranian Ruhollah Khomeini dha urdhër për ekzekutimin e mbi 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK)
Iran, 24 korrik 2020—Ruhollah Khomeini dërgoi në trekëmbësh 30,000 të burgosur politikë iranianë brenda vetëm pak muajsh. Qëllimi i Khomeini-t ishte i qartë: Asgjësimi total i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), lëvizjes opozitare më të organizuar e më të aftë në Iran. Shumica e të burgosurve të ekzekutuar në atë që u bë e njohur si masakra e 1988-ës ishin anëtarë dhe mbështetës të MEK.
Por edhe pse Khomeini ia doli të vendoste një rekord në barbarizmat dhe krimet kundër njerëzimit, ai nuk e arriti qëllimin e tij. Tridhjetë e dy vite më vonë, MEK dhe Rezistenca Iraniane ende qëndrojnë, më të forta se kurrë, dhe së fundmi kanë zhvilluar Samitin e përvitshëm Global për Lirinë e Iranit, duke lidhur bashkë mbi 30,000 lokacione në 102 shtete, dhe duke bërë thirrje për përgjegjshmëri për sa i përket shkeljeve mizore të të drejtave të njeriut nga regjimi i mullahëve në Iran.