Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 76,400 Vdekje, 25 Korrik 2020
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 25 korrik 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 76,400 njerëzve në 347 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në disa provinca është: 5705 në Khorasan Razavi, 3528 në Isfahan, 2995 në Lorestan, 2395 në Sistan dhe Baluchestan, 1998 në Golestan, 1890 në Kermanshah, 1115 në Khorasan Verior, dhe 810 në Ardabil. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.