Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit
27 Mars 2020
Iran: Shpërthimi i Koronavirusit, Mars 2020
PËRMBAJTJA E KËSAJ FAQEJE DO TË PËRDITËSOHET ME LAJMET MË TË FUNDIT
PËRDITËSIMI: 9:30 AM CET
Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 11,900 në 224 Qytete
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të enjten, më 26 mars 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në mbi 11,900 në 224 qytete të Iranit.
Iran- Kriza e përhapjes së COVID-19 — Mars 2020
Numri i viktimave në Teheran është 1,650, Golestan 670, Khuzestan 540, Kordestan 225, Kermanshah 340, Yazd 230, Ardabil 185, dhe në Khorasan-in Jugor 12. Këto shifra duhet t’u shtohen numrave në provincat e tjera.
***
PËRDITËSIMI: 9:00 AM CET
Kriza e koronavirusit në Iran: Rrjeti i MEK: “Ndihmat mjekësore duhet të shpërndahen në popull”
Njësitë e Rezistencës të MEK i kanë intensifikuar veprimtaritë e tyre gjatë shpërthimit të koronavirusit në Iran duke ekspozuar korrupsionin dhe keqmenaxhimin e regjimi gjatë kësaj krize. Ata kanë vendosur gjithashtu foto të liderit të Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi dhe të Presidentes së NCRI-së Maryam Rajavi në vende publike.
Ata shkruajnë:
Isfahan— “Massoud Rajavi: Ndihmat mjekësore duhet të shpërndahen në popull.”
Isfahan— “Zot shpëtoje popullin iranian nga koronavirusi i mullahëve.”
Isfahan— “Uniteti kombëtar është elementi kyç për ta luftuar regjimin dhe koronavirusin.”
Isfahan— “Pranvera e lirisë së Iranit do të realizohet nga ne dhe nga duart tona.”
Isfahan— “Ali Khamenei dhe IRGC janë përgjegjës për përhapjen e koronavirusit. Drejtojani zemërimin tuaj regjimit.”
Isfahan— “Maryam Rajavi: Lavdi mjekëve e infermierëve që rrezikojnë jetën për të trajtuar pacientët me koronavirus.”
Isfahan— “Shprehja e urrejtjes për regjimin, protestat, dhe grevat duhet të zgjerohen sa më shumë të jetë e mundur.”
Mashhad— “Ky Vit i Ri pers është viti i afrimit të lirisë dhe fitores.”
***
“Ali Khamenei është arsyeja e vdekjes së njerëzve”: Njësitë e Rezistencës të MEK
Njësitë e Rezistencës të MEK kanë shkruar nëpër mure mesazhe kundër regjimit iranian, duke e fajësuar regjimin për vrasjen e iranianëve përmes koronavirusit.
Ata shkruajnë:
Lorestan— “Ky vit i ri pers është viti i afrimit të lirisë dhe fitores. / Poshtë Khamenei”
Hamadan— “Poshtë Khamenei”
Andimeshk— “Do t’i përgjigjemi zjarrit me zjarr”
Andimeshk— “Khamenei, mullah i lig, je ti virusi i vërtetë” / “Ali Khamenei është arsyeja e vdekjes së njerëzve” / “Do t’i përgjigjemi zjarrit me zjarr”
Andimeshk— “Do t’i përgjigjemi zjarrit me zjarr”
Kashan— Banderola e postera të shkruar me dorë në vende të ndryshme: “Shpërthimi i koronavirusit ka ndodhur për fajin e regjimit iranian & mullahëve.”
Amol— “Ky vit i ri pers është viti i afrimit të lirisë dhe fitores.”
“Viti i ri pers është viti i afrimit drejt lirisë”: Njësitë e MEK në Iran
Njësitë e Rezistencës të PMOI/MEK në Iran vazhdojnë veprimtaritë e tyre kundër regjimit iranian dhe koronavirusit. Ata vazhdojnë ekspozimin e korrupsionit të regjimit në Iran gjatë krizës së koronavirusit, që ka rezultuar në vdekjen e 10,900 viktimave. Ata kumtojnë gjithashtu fitoren përfundimtare dhe lirinë e Iranit në një të ardhme të afërt.
***
Njësitë e Rezistencës të MEK vendosin postera të Maryam Rajavi-t dhe Massoud Rajavi-t në Isfahan
Anëtarët e rrjetit të grupit opozitar iranian PMOI/MEK kanë vënë postera të Massoud Rajavi-t dhe Maryam Rajavi-t në Isfahan, një nga qytetet më të mëdha të Iranit. Në këto postera shkruhet: “Populli iranian nuk do t’i dorëzohet regjimit që ka përhapur koronavirusin.”
Dy gra të burgosura vdesin në burgun Qarchak për shkak të Covid-19
Shumica e të burgosurve në burgun Evin dhe në burgun e grave Qarchak mbeten në kushte të tmerrshme higjienike pas përhapjes së koronavirusit në burgje. Atyre nuk u jepen leje të përkoshme.
Ato pak të burgosura politike që ia kanë dalë të marrin leje të përkohshme kanë raportuar se kushtet në burgun e grave Qarchak, në godinën e grave të burgut Evin dhe në burgun Kachauii në Karaj janë edhe më keq se më parë.
***