Kryengritje në Burgun e Tabriz-it: Rojat Hapin Zjarr, Plagosin të Burgosurit

899

Iran: Riot in Tabriz prison27 Mars 2020

Iran: Kryengritje në burgun e Tabriz-it

Znj. Rajavi bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare për të liruar të burgosurit në mënyrë që të parandalohet një katastrofë e madhe njerëzore

Këtë mbasdite, më 26 mars, të burgosurit e godinave 4 dhe 5 të burgut të Tabriz-it, të cilët janë të ekspozuar ndaj koronavirusit, bënë një kryengritje. Në kundërshtim me propagandën e tij dhe ndërkohë që epidemia e koronavirusit është përhapur shumë nëpër burgje, regjimi i mullahëve jo vetëm që refuzon t’i lirojë të burgosurit, qoftë edhe përkohësisht, por vazhdon të futë në burg njerëz të tjerë pa i karantinuar ata.

Për ta shtypur kryengritjen, Garda Revolucionare dhe forca të tjera represive hapën zjarr mbi të burgosurit, duke plagosur disa prej tyre. Mund të shihej tymi që ngrihej nga brenda burgut, si dhe dëgjoheshin të shtënat e sirenat e ambulancave.

Javën e kaluar, disa të burgosur në burgun Parsilon në Khorramabad dhe në burgun Aligudarz u ngritën në protestë kundër ekspozimit ndaj virusit dhe u përpoqën të arratiseshin nga burgu pasi i kishin çarmatosur rojat.

Ndërkohë që numri i viktimave të koronavirusit rritet eksponencialisht, disa të burgosur janë infektuar. Gjashtë të burgosur kanë vdekur nga koronavirusi në Burgun e Teheranit të Madh (Fashafuyeh), ku mungojnë kushtet më minimale higjienike. Pacientët e infektuar me koronavirus nuk izolohen, dhe as nuk karantinohen në burg.

Edhe në Burgun Ghezel Hesar ka të burgosur të infektuar nga koronavirusi, dhe disa prej tyre kanë vdekur. Në kushte të ngjashme gjenden edhe burgjet Gohardasht dhe Evin, si dhe Burgu i Grave Qarchak e dhjetëra burgje të tjera në Teheran e në provincën Alborz. Në burgjet e provincave të tjera, situata është edhe më keq. Shumica e burgjeve të Iranit janë të mbushura deri në dy apo trefishin e kapacitetit të tyre.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë se vdekja e të burgosurve në burgun Fashafuyeh do të jetë fillimi i një zinxhiri vdekjesh që përbëjnë një krim të konsiderueshëm kundër njerëzimit, të kryer nga regjimi i mullahëve pasi ai refuzon t’i lirojë të burgosurit. Ajo përsëriti nevojën për ndërhyrje dhe aksion urgjent nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar lirimin e të burgosurve, sidomos të burgosurve politikë, dhe për të mos lejuar viktimizimin e mijëra të burgosurve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

26 mars 2020