Wednesday, December 6, 2023

Njësitë e Rezistencës së MEK Nderojnë të Burgosurit Politikë Iranianë të Ekzekutuar në 1988-ën

Ndërsa Irani shënon 34 vjetorin e masakrës ndaj më shumë se 30,000 të burgosurve politikë në verën e vitit 1988, Njësitë e Rezistencës, një rrjet aktivistësh të lidhur me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), po nderojnë kujtimin e dëshmorëve të Rezistencës Iraniane dhe zotohen për të vazhduar rrugën e tyre.

Javën e kaluar, pjesëtarët e Njësive të Rezistencës në qytete të ndryshme zhvilluan aktivitete për të theksuar se sakrificat e bëra nga dëshmorët e masakrës së 1988-ës nuk kanë qenë të kota dhe kujtimi i tyre jeton në brezin rebel të të rinjve që po i kundërvihen regjimit në çdo cep të vendit.