Monday, October 3, 2022

Iran: Mullahët Pranojnë se Populli Nuk i Do Më

Këto ditë, regjimi iranian është i rrethuar nga dilema të mëdha si brenda dhe jashtë vendit, ndërsa njerëz nga sfera të ndryshme të jetës vazhdojnë çdo ditë protestat e tyre socio-ekonomike anembanë Iranit. Në të njëjtën kohë, mullahët e regjimit po humbasin shpresën për lëshime të mëtejshme nga qeveritë perëndimore përmes ringjalljes së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Në leksionin e tij më 27 korrik, Udhëheqësi Suprem i regjimit Ali Khamenei theksoi rëndësinë e ‘Lutjeve të së Premtes’. Regjimi është përpjekur t’i shesë këto ceremoni javore për dekada të tëra si një shenjë e pranimit publik. Megjithatë, këto shfaqje të mbështetura nga shteti nuk kanë arritur të tërheqin besnikët e regjimit, e lëre më qytetarët e thjeshtë.