Mbi 500 Studiues Iraniano – Amerikanë Nxisin Presidentin e SHBA ta Mbajë IRGC-në në ‘Listën e Terrorit’ të Departamentit të Shtetit

1444

OIAC online conference: “Iran: Global Threat, Domestic Repression, Prospects for Change”OIAC 2020, konferencë virtuale – SH.B.A. 21 Maj 2020

Më shumë se 500 studiues të shquar iraniano-amerikanë nënshkruan një letër të hapur drejtuar Presidentit të SHBA Joe Biden të martën, më 12 prill, ku i bëjnë thirrje administratës që të mbajë Korpusin e Gardës Revolucionare të regjimit iranian (IRGC) në listën e Organizatave të Huaja Terroriste (FTO) të Departamentit të Shtetit. Kjo nismë u drejtua nga Komiteti Ad Hoc i Profesionistëve iranianë për Politikat e Iranit. Shumica e nënshkruesve janë mbështetës të koalicionit të opozitës iraniane, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe planit prej dhjetë pikash të Presidentes së zgjedhur të NCRI, Maryam Rajavi.

Letra thekson se IRGC është instrumenti i Teheranit për të ushqyer dhe zgjeruar terrorizmin jashtë vendit, si dhe për të vendosur masa të rënda shtypëse ndaj popullit iranian në të gjithë vendin.

Shkencëtarët, studiuesit, profesorët, mjekët, drejtuesit e industrive, profesionistët dhe sipërmarrësit e suksesshëm iraniano-amerikanë, theksojnë faktin se “heqja e IRGC nga lista e FTO do të shfaqë haptazi mospërfillje për shpresën dhe luftën legjitime të iranianëve për liri dhe dinjitet”.

GOP Senators urge Biden not to remove Iran’s IRGC from list of terrorist organizations

“Për më shumë se një shekull, populli i Iranit ka luftuar për lirimin nga tirania e Shahut (dhe paraardhësve të tij) dhe mullahëve që sundojnë aktualisht në Iran,” nënvizuan nënshkruesit. Letra i kërkon administratës Biden që të qëndrojë krah për krah me popullin iranian në luftën e tyre të vazhdueshme për të vendosur paqen, demokracinë dhe lirinë në një republikë jo-bërthamore në Iran.

“Ndërsa mirëpresim kundërshtimin e Presidentit Biden për heqjen e IRGC-së nga lista e FTO-ve, ne mbetemi vigjilentë dhe të shqetësuar për çdo lëshim ndaj regjimit terrorist të Teheranit. Nuk ka asnjë dallim midis IRGC-së dhe forcës Quds. Ato funksionojnë si një njësi e vetme për të financuar, promovuar dhe zbatuar axhendën e Khameneit. Përcaktimi aktual është i justifikuar dhe duhet të mbetet i paprekur”, tha në një intervistë për mediat profesori Kazem Kazerounian i Universitetit të Konektikatit, një nga organizatorët kryesorë të kësaj letre dhe koordinatori kryesor i Komitetit Ad Hoc të Profesionistëve iranianë për Politikat e Iranit.

“Ky regjim ka mbijetuar mbi dy shtylla,” tha për Fox Neës Digital profesori i Universitetit të Konektikatit dhe dekani i Shkollës së Inxhinierisë, Kazem Kazerounian. “Një është represioni në vend dhe terrorizmi jashtë vendit. IRGC ka qenë instrumenti kryesor në sigurimin e mbijetesës së tij dhe në ndjekjen e këtyre dy objektivave të liga… Kjo është arsyeja pse ata janë kaq të prirur për të hequr IRGC nga lista e FTO-ve.”

GOP Senators urge Biden not to remove Iran's IRGC from list of terrorist organizations

Top US General: IRGC Quds Force is a terrorist organization

Pavarësisht nga fakti se lista e FTO-ve e Departamentit të Shtetit fokusohet në aktivitete terroriste, komuniteti ndërkombëtar nuk duhet ta anashkalojë historinë e gjatë të represionit të IRGC-së kundër popullit iranian, veçanërisht vrasjen e mbi 1500 protestuesve gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të nëntorit 2019.

Top US General: IRGC Quds Force is a terrorist organization

“Letra pasqyron pikëpamjet e shumë iraniano-amerikanëve që janë në kontakt me familjarët e tyre në Iran, shumë prej të cilëve janë viktima të represionit brutal të IRGC-së në vend,” tha znj. Sima Yazdani, eksperte e njohur e teknologjisë së informacionit.

“Po të shikosh protestat e vazhdueshme kundër regjimit brenda Iranit, ata duan që ky regjim të zhduket. Ky regjim është i dobët, i mungon legjitimiteti dhe opozita kryesore, MEK, po fiton terren brenda Iranit”, tha Kazerounian për Fox Neës Digital duke iu referuar opozitës Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). “Ne duhet ta shikojmë çështjen e Teheranit në mënyrë më holistike për hir të paqes dhe stabilitetit botëror.”

How the Revolutionary Guards (IRGC) became the sticking point of Iran’s nuclear talks

Hoë the Revolutionary Guards (IRGC) became the sticking point of Iran’s nuclear talks

Vlen gjithashtu të theksohet se IRGC-ja mbikqyr dhe kontrollon programin e armëve bërthamore të regjimit iranian dhe zhvillimet e raketave, dhe ata kërkojnë të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga një marrëveshje e mundshme bërthamore në Vjenë si dhe duke u hequr nga lista e FTO-ve e Departamentit të Shtetit.

“Bisedimet në Vjenë legjitimojnë një regjim brutal dhe terrorist në Teheran. Asnjë lëshim nuk duhet t’i ofrohet mullahëve, IRGC-së apo presidentit të tyre vrasës, Ebrahim Raisit. Përkundrazi, Amerika duhet t’i kërkojë llogari me fakte regjimit të mullahëve për abuzimet e tij me të drejtat e njeriut në vend, për terrorizmin jashtë vendit dhe për mbështetjen shkatërrimtare ndaj proksive terroristë në rajon,” tha në një intervistë me Al Arabiya English Dr. Shahin Toutounchi, një inxhinier i shquar nga Lattice Semiconductor Corporation.

“Nuk është rastësi që regjimi iranian e ka vendosur kërkesën për heqjen e IRGC nga lista terroriste mbi çdo çështje tjetër. Një veprim i tillë i SHBA-së do të ndërsejë sërish këtë grup të tmerrshëm – mbi popullin iranian dhe mbi vendet e tjera në rajon”, shtoi ajo, duke theksuar se shumë prej atyre që nënshkruan letrën e së martës dhe familjet e tyre i kanë përjetuar personalisht mizoritë e kryera nga IRGC.

US lawmakers warn of dangers of reviving flawed nuclear deal with Iran

“Sigurisht që vlen të përmendet se IRGC nuk ka dhënë as shenjën më të vogël të ndonjë përpjekjeje në ndalimin e sjelljeve keqdashëse apo avancimin e institucioneve demokratike. Përkundrazi, IRGC po luan një rol më të madh në krijimin e njësive proksi të terrorit detar, përdorimin e UAV-ve për operacione terroriste dhe financimin e terrorizmit në mbarë globin,” thuhej në letër.