Në vazhdën e aktiviteteve të tyre për të thyer murin e represionit, të enjten, më 17 mars 2022, mbështetësit e Muxhahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësive të Rezistencës vendosën postera, pankarta dhe shkruan graffiti, duke bërë thirrje për përmbysjen e diktaturës klerikale dhe çlirimin e Iranit nga kthetrat e mullahëve, në Teheran dhe qytete të ndryshme duke përfshirë Rasht, Khomam (Gilan), Isfahan, Shiraz, Urmia, Qom, Ahvaz, Sabzevar dhe Sarpol Zahab.
Në pankartat dhe sloganet thuhej: “Demokraci, liri, me Maryam Rajavin”, “Maryam Rajavi: Ngrihuni për të përmbysur regjimin e Velayat-e Faqih”, “Vdekje Khameneit, rroftë Rajavi”, “Massoud Rajavi: Populli iranian dëshiron përmbysjen e regjimit çnjerëzor të Khomeinit në tërësinë e tij.”