Saturday, September 23, 2023

NOVRUZI I LIRISË SË IRANIT DHE PRANVERA E SOVRANITETIT TË POPULLIT PO AFRON

The Nowruz of Iran’s freedom and the spring of popular sovereignty is on the wayTi që ke fuqinë për të ndryshuar zemrat dhe vizionet në mënyrë që njerëzit të mund të ngrihen e ta çlirojnë veten

Ti që e shndërron natën në ditë, që të prekurit nga errësira të mund të shohin agimin.

Ti që e shndërron atë që ekziston në atë që duhet të jetë;

Udhëhiqe popullin tonë drejt ditëve më të lumtura, drejt ditëve të lirisë dhe sovranitetit të popullit.

Edhe pse na lëndon gjendja e vështirë e popullit tonë i cili është rob në kthetrat e regjimit Velayat-e Faqih dhe që vazhdon të luftojë me pandeminë Covid-19, e cila ka shkaktuar më shumë se gjysmë milioni vdekje nga koronavirusi deri më tani,

Edhe pse ne ndajmë dhimbjen e shkatërrimit dhe mbetjes pa strehë të popullit të Ukrainës,

Por përsëri e përshëndesim Novruzin si një shenjë të përfundimit të të gjitha brengave dhe dhimbjeve. Duke i dalë kundër armikut, kthehemi drejt atdheut dhe urojmë kombin tonë.

Të dashur bashkatdhetarë,

Urime për fillimin e vitit 1401 (sipas kalendarit diellor Hixhri), fillimin e shekullit të 15-të AH dhe fillimin e një epoke të re në fatin e popullit iranian.

Urime për Novruzin dhe fillimin e pranverës,

Për ata që sakrifikojnë për pranverën e vërtetë të Iranit,

Anëtarët e guximshëm të Njësive të Rezistencës që ndriçojnë natën e errët të represionit,

Për Muxhahedinët e Popullit të Iranit që nxisin protesta dhe kryengritje,

Për mbështetësit e Rezistencës Iraniane të cilët i marrin përsipër me zell misionet e tyre,

Për Këshillin Kombëtar të Rezistencës, i cili premton një të ardhme të lirë dhe të begatë për Iranin,
Dhe për Massoud Rajavin, i cili udhëheq Rezistencën, kryengritjen dhe Ushtrinë e Çlirimit drejt një dite të re në Iran.

Është “gjaku që vazhdon të pikojë nga lulet” ai që i ka nxitur të fryjnë erërat e kryengritjeve iraniane, duke bërë “të lulëzojnë qindra mijëra lule” e duke siguruar stinën e ndryshimit dhe transformimit. Pra, i bekuar është Novruzi i Iranit. E bekuar është fitorja e Iranit. E bekuar është liria dhe dielli që lind në Iran, i cili ndriçon mbi botë falë rezistencës dhe kryengritjeve për të përmbysur mullahët.

Bashkatdhetarët e mi,

E kaluam shekullin e 14-të me katër tiranë të egër në pushtet; shekulli i 15-të është shekulli i alternativave demokratike dhe lirisë, demokracisë dhe barazisë për popullin iranian.

Një epokë e re po shfaqet: një periudhë ndryshimesh të rëndësishme ndërkombëtare, një periudhë ku diktatura fetare ka hyrë përfundimisht në fazën e përmbysjes dhe një periudhë kryengritjesh të pandalshme nga populli iranian; Po, një faqe e re po kthehet në historinë e kësaj epoke.
THE NOWRUZ OF IRAN’S FREEDOM AND THE SPRING OF POPULAR SOVEREIGNTY IS ON THE WAY

Viti i kryengritjeve të njësive të rezistencës

Gjatë gjithë vitit të kaluar, përsa i përket lëvizjes protestuese, Irani ka ulëritur si një luan i lidhur me zinxhirë.

I tillë ishte viti 1400 (20 mars 2021-20 mars 2022):

Viti i kryengritjeve në Khuzestan, Isfahan dhe Chaharmahal-o Bakhtiari,

Viti i grevave të paprecedent nga punëtorët me kontratë në industritë dhe termocentralet e naftës, gazit dhe ato petrokimike,

Viti i rritjes së qëndresës së të burgosurve politikë në Iran, të cilët i përshëndes,

Viti kur pensionistët organizuan vazhdimisht demonstrata në të gjithë vendin, kur banorët e Astara, Aleshtar, Abdanan dhe Yasuj zhvilluan protesta dhe u përballën me Gardën Revolucionare.

Dhe viti kur mësuesit tanë ndërthurën shkencën, arsimin dhe kulturën me kryengritjet kundër tiranisë dhe shtypjes në 21 protesta mbarëkombëtare. Ata dhanë mësimin e qëndresës dhe protestës duke thirrur: “Ky është mësimi i sotëm: mëso lirinë…”

Nxënësit e tyre thonin: “Të dashur mësues, ju mund të mos keni topa apo armë, por keni nxënësit tuaj…”

Vazhdimi i këtyre aktiviteteve është një zhvillim i rëndësishëm që lidhet me mjedisin jetësor të masave të privuara, dhe i gjen luftëtarët tek zemërimi nga kushtet e vërteta të shoqërisë. Fakti që në qytetet e Iranit ështe ngritur dhe po lulëzon një alternativë luftarake në terren, është një nga kthesat thelbësore dhe jetike që hedh themelet për fitoren e popujve.

Kështu, pavarësisht gjithë hidhërimit dhe vuajtjes që ka rënë mbi ne dhe mbi popullin tonë në këtë kohë, duhet të përsëris se fitorja dhe Novruzi politik e social në Iran janë të arritshëm.

THE NOWRUZ OF IRAN’S FREEDOM AND THE SPRING OF POPULAR SOVEREIGNTY IS ON THE WAY

Dhe do të shtoja se, në sfondin e vështirësive strategjike të regjimit, gratë dhe burrat në pararojë të Muxhahedinëve të Popullit janë shumë me fat, sepse duke i bërë radhët e tyre më të bashkuara dhe më të forta, ata po përmbushin me pasion misionin e tyre historik. Ata i frymëzojnë të rinjtë iranianë të revoltohen dhe të sakrifikojnë.

Ndoshta Khamenei nuk e kishte menduar kurrë se emërimi i ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës do të na mundësonte të zgjonim botën. Por kjo ndodhi dhe ne do të vazhdojmë kështu. Udhëheqësit e regjimit duhet të përballen me drejtësinë përpara popullit dhe komunitetit ndërkombëtar për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit.

Republika dhe aspiratat demokratike të popullit iranian janë të arritshme më shumë se kurrë më parë.

Perspektiva për ndarjen e fesë nga shteti, barazinë midis burrave dhe grave, autonominë e kombeve të shtypura, heqjen e dënimit me vdekje dhe një Iran jobërthamor me paqe dhe miqësi rajonale e ndërkombëtare, është në horizont.

Pranvera e sovranitetit të popullit është po afron,

Dita e re e lirisë së Iranit po afron,

Pranvera e lirisë dhe begatisë së Iranit do të vijë.

Gëzuar të gjithëve Novruzin dhe fillimin e vitit 1401