Sunday, January 29, 2023

Iran: Përsëritet Ftesa Drejtuar Khamenei-t, Raisi-t, dhe Liderëve të Tjerë të Regjimit për të Marrë Pjesë në një Gjyq Ndërkombëtar për Gjenocid dhe Krime Kundër Njerëzimit

Njëkohësisht me zhvillimin e demonstratës së iranianëve në Suedi dhe thirrjen e zonjës Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), për t’i hedhur në gjyq liderët e regjimit, sidomos Ali Khamenei-n, Ebrahim Raisi-n, dhe Kryegjyqtarin Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i, për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, regjimi klerikal dhe zëdhënësit e tij bënë thirrje edhe një herë për ndjekjen penale të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) për vdekjen e “mbi 17,000” prej mercenarëve të tyre.

Siç e ka deklaruar vazhdimisht, Rezistenca Iraniane i mirëpret dhe i fton sërish liderët e regjimit në një gjyq ndërkombëtar lidhur me këtë. Kjo ftesë, e bërë për herë të parë në 2007-ën, kur regjimi pati bërë një kallëzim lidhur me gjuajtjen me mortaja në drejtim të zyrave qendrore të Khamenei-t, si dhe lidhur me çështjet e Gjeneral Majorit Ali Sayad Shirazi të IRGC-së, Zëvendës Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të regjimit iranian, një emër famëkeq i njohur si kasapi i Kurdistanit, dhe Assadollah Lajevardi, kasapit të burgut Evin.