Monday, February 6, 2023

Mbështetësit e MEK Protestojnë në Suedi: I Duhet Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Regjimit Lidhur me Masakrën e 1988-ës në Iran

Të hënën, mijëra iranianë u grumbulluan në Stokholm të Suedisë, duke bërë thirrje për një politikë të rreptë kundrejt regjimit iranian dhe për t’i kërkuar llogari regjimit për masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran. Pjesa më e madhe e 30,000 viktimave të masakrës ishin anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Qindra familjarë të viktimave të regjimit iranian morën pjesë në këtë tubim, duke bërë thirrje për drejtësi për njerëzit e tyre të dashur.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, dërgoi një mesazh në këtë demonstratë.
“Bota i dëgjon thirrjet për drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës në demonstratën tuaj. Për 30,000 heronjtë rezistentë e të palëkundur, më shumë se 90% e të cilëve ishin anëtarë të PMOI/MEK. Ata dhanë jetën për liri dhe ecën drejt trekëmbëshit duke thirrur emrin e Massoud Rajavi,”