Wednesday, February 1, 2023

Iran: Regjimi i Mullahëve është Burimi i Thashethemeve, Gënjeshtrave, dhe Shpifjeve Kundër Rezistencës Iraniane

Ministria  e Jashtme e mullahëve, pa dëshirë dhe për herë të parë, e ka pranuar përgjegjësinë për kasapin Hamid Noury

Gjatë konferencës së tij për shtyp sot, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të regjimit iranian pretendoi paturpësisht se ajo që po ndodh në Suedi (gjyqi i Hamid Noury për rolin e tij në masakrën e 1988-ës) është një komplot i organizuar nga Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe se gjykata suedeze ka fabrikuar fatkeqësisht një varg përrallash.”

Ai shtoi: “Është për të ardhur keq që në Suedi po zhvillohet një gjyq bazuar në një komplot të tillë. Pa dyshim që e konsiderojmë këtë proces si të shtrembëruar dhe besojmë se është kurdisur diçka, sidomos tani që ka një ndryshim të qeverisë. Natyrisht, kemi zhvilluar një varg diskutimesh me palën suedeze. E kemi kundërshtuar fort atë që i ka ndodhur Z. Noury, dhe edhe ambasadori ynë ka shprehur kundërshtim lidhur me këtë çështje.”

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të regjimit klerikal pretendoi paturpësisht se, “Qeveria dhe gjykata suedeze duhet ta dinë që janë bërë pjesë e makinerisë së propagandës të Mujahedin-e Khalq.”