Tuesday, March 19, 2024

Intervistë e Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI me Deputetin Britanik Bob Blackman Lidhur me Kryengritjen në Iran

Më 24 janar 2023, Komiteti i Punëve të Jashtme i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit zhvilloi një intervistë me Bob Blackman të Partisë Konservatore, anëtar i Dhomës Britanike të Komunave dhe një anëtar i shquar i Komitetit Britanik për Lirinë e Iranit, në lidhje me kryengritjen e popullit iranian. Intervista vijon si më poshtë.

Q: cili ishte qëllimi i debatit parlamentar të 12 janarit në Dhomën e Komunave?

Faleminderit për këtë mundësi për të folur me ju dhe shikuesit tuaj dhe përshëndetjet e mia më të mira, natyrisht, për popullin e guximshëm të Iranit që po i reziston dhunës së ushtruar mbi ta nga regjimi i mullahëve. Ne e zhvilluam debatin më 12 janar, një debat në kohën e duhur, sepse padyshim koha kur ne e kërkuam këtë debat, ishte koha kur filloi presioni në Iran. Kisha bërë dy pyetje urgjente dhe një pyetje tjetër ishte bërë në Dhomën e Përfaqësuesve në prag të pushimeve të Krishtlindjeve në lidhje me dhunën, veçanërisht kundër grave në rrugët e Iranit dhe me shtypjen që vazhdonte të ushtrohej mbi popullin e Iranit dhe me mundësinë e tyre për të protestuar. Pra, çështja e parë për ne ishte pozita e demonstruesve. Me sa kuptojmë nga detajet, mbi 70,000 njerëz janë arrestuar, mbi 700 njerëz janë vrarë në rrugë, dhe një numër i madh përballen me dënimin me vdekje për krimin e protestimit kundër regjimit. Tani, ky është një skandal. Irani si vend ka shkallën e dytë më të lartë të ekzekutimeve në botë dhe ka numrin më të lartë të ekzekutimeve të grave në botë.

Tani, cilatdo qofshin pikëpamjet e njerëzve mbi dënimin me vdekje, fakti është se njerëzit po dënohen me vdekje për krimin e protestimit, dhe ky nuk mund të jetë një krim në asnjë kuptim të fjalës. Pra, nga ky këndvështrim, është mjaft e qartë se regjimi po përdor dënimin me vdekje si një mjet për të imponuar sundimin e tij të ligjit mbi popullin e Iranit dhe po përpiqet të mbështesë përpjekjen e dëshpëruar të mullahëve për të mbajtur kontrollin e vendit të tyre. Pra, ky ishte padyshim elementi ynë i dytë. Elementi i tretë, në veçanti në lidhje me Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit, është fakti se ky institucion është krahu i shtetit. Ata janë njerëzit që po i zbatojnë këto krime, këto krime lufte, krime kundër njerëzimit, kundër popullit të Iranit. Dhe jo vetëm që po e bëjnë këtë brenda Iranit, por sigurisht, ata po promovojnë terrorizmin në perëndim dhe në mbarë botën. Kështu, për shembull, ata financojnë dhe drejtojnë Hezbollahun, i cili ka shkaktuar shumë destabilizim në Liban. Ata financojnë dhe drejtojnë Hamasin, i cili i ka shkaktuar shumë dëme shtetit të Izraelit. E vërteta është, sigurisht, se ata kanë financuar Houthi-t në Jemen.

Pra, nga këndvështrimi i tyre, janë ata që në të vërtetë po i drejtojnë këto luftëra proxy në të gjithë Lindjen e Mesme dhe që synojnë të destabilizojnë Lindjen e Mesme dhe qeveritë e saj. Dhe ajo që e mbushi kupën për ne, sigurisht, ishte se në vitin 2018, kur NCRI po mbante konferencën e saj të përvitshme, shumë prej nesh, duke përfshirë mua dhe të tjerë, udhëtuam në Paris për atë konferencë me Maryam Rajavi dhe shumë të tjerë nga NCRI. Njerëz nga e gjithë bota erdhën në atë konferencë. Dhe, sigurisht, pati një komplot terrorist që u përpoq të shpërthente një bombë pikërisht në atë konferencë. Ne e dimë tani se, natyrisht, ishte një diplomat iranian i cili e fshehu bombën në një çantë diplomatike për ta çuar në Belgjikë dhe ai u kap vetëm duke ua kaluar atë bombë dy terroristëve, të cilët më pas do ta çonin bombën përtej kufirit dhe do ta vendosnin atë në Paris. Falë autoriteteve belge, ai tani ndodhet në burg. Me plot të drejtë. Dhe kjo tregon se nuk mund t’u besojmë diplomatëve nga Irani, nuk mund t’i besojmë IRGC-së. Ata janë një forcë për të keqen dhe për këtë arsye duhet të etiketohen si organizatë terroriste dhe më e rëndësishmja, të gjitha pasuritë e tyre të sekuestrohen dhe të përdoren për të mirën e popullit të Iranit.

Intervista me deputetin Bob Blackman- 24 janar 2023

Q: Si e shihni të ardhmen e Iranit?

Unë mendoj se për të ardhmen e Iranit po arrijmë një pikë kthese. Nuk besoj se jemi në pikën e një revolucioni në këtë moment, sipas pikëpamjes time personale. Por i përshëndes njerëzit e guximshëm që po dalin në demonstrata kundër regjimit, veçanërisht gratë që po protestojnë kundër vendosjes së masave tepër të ashpra ndaj tyre dhe ndaj pjesës tjetër të popullit të Iranit. Dy zgjedhjet që ka në këtë moment regjimi që drejton Iranin janë, ose të vazhdojë me këtë shtypje të dhunshme, e cila vetëm sa do përhapë urrejtjen për ta dhe në fund do të çojë në rrëzimin e tyre, ose përndryshe, të shikojë që të ketë zgjedhje të duhura demokratike, të rikthejë demokracinë dhe të drejtat e njeriut për popullin e Iranit. Unë dyshoj se ata nuk do ta bëjnë këtë gjë dhe për këtë arsye kryengritja do të vazhdojë, presioni do të vazhdojë dhe sa herë të na jepet rasti do të shprehemi kundër regjimit për dëmin që po i shkakton njerëzve të mirë të Iranit. Dhe mendoj se tani ka një potencial për ndryshim të regjimit. Është ndoshta më i fuqishmi në mbi 30 vjet dhe një mundësi tani për të parë realisht ndryshimet e duhura demokratike dhe që sundimtarët despotikë të largohen nga vendi.

Unë mendoj se ajo që ne duhet të bëjmë bashkë me të gjithë aleatët tanë të Kombeve të Bashkuara është të sanksionojmë liderin suprem, Presidentin dhe Kryeministrin dhe të gjithë zyrtarët kryesorë. Jo thjesht sanksionimi i disa njerëzve, por sanksionimi i njerëzve të tyre të rëndësishëm të cilët kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe ata duhet të përballen me drejtësinë duke u paraqitur para gjykatave të të drejtave të njeriut.

A mendoni se kjo ishte një kryengritje spontane? Dhe cila është arsyeja e vazhdimit të kryengritjes?

Epo, kjo është një kryengritje popullore dhe nuk është e kufizuar në një pjesë të Iranit. Po zhvillohet në të gjithë Iranin dhe është spontane për shkak të vrasjes së një vajze të re të arrestuar nga e ashtuquajtura polici e moralit, e cila është thjesht një krah i IRGC-së. Dhe kjo gjë ka nxitur, veçanërisht, gratë e reja që të protestojnë dhe të udhëheqin protestat në rrugë. Ky është një lloj skenari i ndryshëm nga ata që kemi parë më parë. Thashë se ishte vetëm opozita, ata do ta bënin këtë, apo jo? Kjo është një kryengritje spontane nga populli i Iranit që thotë mjaft me kaq. Ne nuk duam që kjo situatë të vazhdojë. Tani, jam absolutisht i sigurt se NCRI dhe PMOI, si opozitë e regjimit dhe si njerëzit më të organizuar, ndihmojnë që protestat të organizohen dhe të vazhdojnë. Por kjo nuk mund të hidhet poshtë këtë duke thënë se është vetëm NCRI, natyrisht që ata do ta bënin këtë. Ajo që ne po shohim këtu është kryengritja spontane, siç them unë, e popullit iranian dhe kërkesa për ndryshim. Dhe ne duhet ta njohim këtë kërkesë për ndryshim dhe ta mbështesim me të vërtetë atë.

Regjimi pretendon se nuk ka një alternativë të qëndrueshme dhe se MEK nuk ka mbështetje popullore në Iran. Si e shihni këtë?

Pretendimi i regjimit është i absurditet. Realiteti është se njerëzit po rrezikojnë jetën e tyre në këto protesta në rrugë. Dhe sigurisht, siç e dimë, disa qindra prej tyre janë vrarë. Dhe unë i përshëndes ata njerëz të guximshëm që po demonstrojnë të drejtën e tyre për të protestuar. Ky është realiteti dhe nëse regjimi është kaq i sigurt se PMOI dhe NCRI nuk kanë bazë legjitime dhe bazë mbështetjeje, le të bëjnë zgjedhje të hapura, të lira dhe të ndershme në Iran ku njerëzit të kenë të drejtën të zgjedhin kë të dëshirojnë. Një nga gjërat më të mira të planit prej dhjetë pikash të zonjës Rajavi për demokracinë në Iran është se do të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kështu që populli i Iranit do të kishte mundësinë për të bërë zgjedhjen e tij në një mënyrë të hapur dhe legjitime, e jo t’i imponohen njerëz që janë verifikuar si besnikë të regjimit që u përulen mullahëve. Kështu nuk mund të drejtohet asnjë lloj vendi. E sigurisht që kështu nuk mund të drejtohet një demokraci. Në një demokraci, njerëzit kanë të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, të drejtën për të zgjedhur qeverinë e tyre dhe të drejtën për t’u siguruar që të drejtat e njeriut po mbrohen.

Pra, sfida për regjimin është që a janë të përgatitur ta përballojnë këtë? Ose nëse nuk jani, atëherë sinqerisht, të largohen nga rruga dhe të lejojnë ndryshimin e regjimit dhe më pas të sigurohet, siç kemi thënë, që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme demokratike ku zëri i popullit iranian të mund të dëgjohet siç duhet.

Pse e mbështesni MEK-un dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit?

Unë i kam mbështetur NCRI dhe PMOI, siç thoni ju, për një kohë vërtetë shumë të gjatë. E vërteta është se unë kam parë dhe kërkuar për shumë kohë dhe nuk mund të shoh një alternativë të qëndrueshme ndaj regjimit aktual përveç PMOI-NCRI. Tani, jam i sigurt që të gjithë e kuptojnë se jo çdokush do ta mbështesë NCRI ose PMOI. Kjo është ajo që ndodh në një demokraci. Njerëzit nuk mbështesin domosdoshmërisht një grup apo një tjetër. Prandaj, ajo që duhet të shikojmë është se cili është potenciali për ndryshimin e regjimit. Dhe pikëpamja ime është, dhe ka qenë për një kohë të gjatë, që zonja Rajavi ka mundësinë, me planin e saj prej dhjetë pikash, ka mbështetjen e PMOI, mbështetjen e NCRI, dhe mendoj se ka mbështetjen e një game të gjerë njerëzish brenda Iranit për të marrë marrë menjëherë pushtetin në mënyrë aktive si një alternativë. Tani, kjo nuk do të thotë që populli i Iranit do ta zgjidhte atë gjatë zgjedhjeve. Kjo është punë e tyre. Ajo që unë do të kërkoja të bëja është të siguroja që të krijohen mundësitë e duhura në mënyrë që kjo të mund të testohet në kutinë e votimit dhe populli i Iranit të ketë mundësinë të zgjedhë. Pra, për mua, kjo do të thotë të hedhësh sytë përreth dhe të pyesësh, kush është që mund ta marrë përsipër në të vërtetë këtë detyrë?

Dhe unë mendoj se NCRI dhe PMOI janë i vetmi grup i organizuar që në të vërtetë mund të marrë në mënyrë legjitime udhëheqjen e Iranit në këto kohë të tmerrshme dhe më pas, sipas meje, të vërë në provë fuqinë e tij dhe të sigurohet që njerëzit të kenë një votë të vërtetë demokratike.