Tuesday, December 6, 2022

Disa Ekspertë Perëndimorë Shprehin Shqetësim për Lirim e Mundshëm të Diplomatit-terrorist të Iranit

Të mërkurën, rreth 70 ligjvënës, ekspertë ligjorë dhe organizata të të drejtave të njeriut nga e gjithë Europa dhe Amerika lëshuan një deklaratë ku dënojnë lirimin e mundshëm të Assadollah Assadi, një diplomat iranian i dënuar vitin e kaluar me 20 vjet burg në Belgjikë për tentativën për të organizuar një sum terrorist sulm ndaj emigrantëve iranianë dhe mbështetësve ndërkombëtarë të opozitës pro-demokratike të Iranit.

Më 30 qershor 2018, dy operativë iraniano-belgë u ndaluan nga autoritetet teksa po udhëtonin në drejtim të kufirit francez. Më shumë se 500 gram të eksplozivit të lartë TATP u gjetën më pas në një çantë tualeti, i cili u shpërthye më vonë pjesërisht ndërsa po trajtohej nga një robot për asgjësimin e bombave. Edhe pse paraprakisht ishte vendosur një perimetër i supozuar i sigurt, një oficer policie belg u plagos lehtë nga shpërthimi dhe incidenti ndihmoi për të ilustruar potencialin që ekzistonte për humbje të mëdha të jetëve nëse bomba do të ishte vendosur aty ku synohej.

Të nesërmen, Assadi u arrestua në Gjermani para se të mund të kthehej në Austri, ku mbante postin e tij diplomatik dhe gëzonte imunitet diplomatik. Hetimi dhe gjyqi pasues përcaktuan një sërë faktesh thelbësore, duke përfshirë atë që Assadi kishte transportuar personalisht në Europë eksploziv dhe një detonator nga Irani përpara se t’ua dorëzonte bashkë-komplotuesve të tij në një takim në Luksemburg. Prokurorët belgë gjithashtu e bënë shumë të qartë se Assadi nuk kishte vepruar sipas dëshirës së tij, por kishte marrë urdhra për sulmin nga nivelet e larta brenda regjimit iranian.

Një angazhim i tillë i nivelit të lartë ndaj një akti terrorizmi në tokën europiane ishte tregues i telasheve të rënda që kishte regjimi pas një kryengritjeje mbarëkombëtare, në dukje spontane, në fund të 2017-ës dhe fillim të 2018-ës. Këto telashe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, pasi që nga ajo kohë në Iran janë zhvilluar tetë kryengritje të tjera, ku më e madhja përfshiu afro 200 qytete dhe qyteza.

Pjesa më e madhe e trazirave të vazhdueshme i atribuohet përpjekjeve organizative të “Njësive të Rezistencës” të lidhura me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, e njëjta organizatë që Assadi shënjestroi me komplotin e tij të vitit 2018. Destinacioni i synuar i bombës ishte një qendër ekspozite në qytetin francez Villepinte, pak jashtë Parisit, ku Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit kishte mbajtur disa mitingje të mëparshme verore ku kishte festuar perspektivën e popullatës vendase të Iranit për të përmbysur sundimin e diktaturës teokratike.

Gjatë dorëzimit të eksplozivëve, Assadi thuhet se i udhëzoi agjentët e tij që ta vendosnin bombën sa më afër skenës dhe ta shpërthenin atë kur të ishte duke folur Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së. Kjo tregon se dëshira për të goditur opozitën pro-demokratike kishte kapërcyer shumicën e konsideratave të tjera të regjimit, pasi natyra e sulmit pothuajse me siguri do të kishte rezultuar në lëndime dhe humbje jetësh të personaliteteve europiane dhe amerikane që ishin të ulur aty afër në atë moment.

MEK, NCRI dhe mbështetësit e tyre filluan të kritikojnë fuqitë perëndimore shumë shpejt pas arrestimit të Assadit, kur u bë e qartë se ata nuk kishin për qëllim t’i kërkonin llogari autoriteteve më të larta iraniane. Gjendja aktuale e trazirave brenda Iranit virtualisht garanton se ekzistojnë të njëjtat nxitje për përpjekje të ardhshme për të sulmuar opozitën, madje edhe me rrezikun e një incidenti ndërkombëtar. Ndërkohë, mungesa e vënies para përgjegjësisë e niveleve të larta të regjimit e bën rrezikun e një incidenti ndërkombëtar shumë më të vogël se rreziku që lidhet me rritjen e vazhdueshme të ndikimit socio-politik të opozitës.

Kjo do të thotë se regjimi iranian gëzon një ndjenjë të vazhduesme pandëshkueshmërie, e cila vetëm sa është përforcuar pas komplotit terrorist të vitit 2018, dhe që do të përforcohet edhe më tej nëse Assadi lirohet, siç pritet të ndodhë. Letra e së martës drejtuar kryeministrit belg Alexander De Croo thekson se ky lirim “do të vinte në lojë sundimin e ligjit dhe do të nxiste pandëshkueshmërinë e mëtejshme për regjimin dhe zyrtarët e tij të përfshirë në terrorizëm dhe krime kundër njerëzimit”.

Në të shkruhet më tej se lirimi do të “inkurajonte më shumë terrorizëm iranian në territorin e BE-së dhe do t’i siguronte zyrtarët shtetërorë iranianë se mund t’i shmangeshin përgjegjësisë për krime të mëdha ndërkombëtare”.

Deklarata paralajmëroi se gjuha e traktatit në pritje garanton efektivisht që Assadi do të falet nga qeveria e tij sapo të kthehet në Iran, gjë që mund t’i hapë derën për të vazhduar mbikqyrjen në distancë të operacioneve kundër objektivëve perëndimorë, pa frikën e hakmarrjes apo pasojave. Letra përfundon duke thënë: “Në vend që të ndihmojë në nxitjen e [andëshkueshmërisë në Iran duke liruar një terrorist të dënuar, qeveria belge duhet të deklarojë pa mëdyshje se Assadollah Assadi nuk do t’i kthehet Iranit dhe se ai duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në Belgjikë.”