Friday, March 29, 2024

Dështoi përpjekja e regjimit iranian për ta censuruar tubimin e MEK

NCRI president Maryam Rajavi attends Free Iran 2020 rally in Ashraf 3, Albania, headquarters of the MEKPresidentja e NCRI-së Maryam Rajavi merr pjesë në tubimin për Lirinë e Iranit 2020 në Ashraf 3, Shqipëri, zyrat qendrore të MEK

 

Ndërkohë që Rezistenca Iraniane përgatitej për zhvillimin e tubimit më të madh të saj online të premten, më 17 korrik, regjimi iranian zhvilloi një sulm kibernetik të gjerë e të para-planifikuar për të parandaluar një mbulim të gjerë të këtij eventi. Në këtë event, me titull “Samiti Global për Lirinë e Iranit 2020,” dhe që u zhvillua përmes një platforme konferencash me video, pati pjesëmarrës nga 30,000 lokacione dhe 102 shtete, si dhe fjalime nga Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe dhjetëra personalitete nga e gjithë bota.

Sulmi i koordinuar i regjimit kishte në shënjestër disa faqe interneti, përfshirë Mojahedin.org dhe iranntv.com, faqen e televizionit kombëtar të Rezistencës Iraniane, faqe të cilat po e transmetonin live eventin. Përveç sulmeve direkte ndaj faqeve të internetit të Rezistencës Iraniane, regjimi iranian u përpoq të hynte në një ofrues shërbimesh ëeb-i për t’i dërguar në lokacione të tjera kërkesat e drejtuara ndaj uebsiteve të MEK.

Këto sulme u kryen paralelisht me një tjetër përpjekje të bashkërenduar nga Teherani për të shpërndarë keqinformim dhe akuza të rreme kundër MEK përmes mediave të huaja dhe agjentëve të paguar në shtete të ndryshme.

Por pavarësisht përpjekjeve të regjimit, eventi online për Lirinë e Iranit u shikua dhe u diskutua gjerësisht në internet. Sipas një raporti të Google, gjatë eventit pati një rritje prej 1,000% të kërkimeve për MEK në gjuhët Farsi dhe anglisht, gjë që dëshmon për dështimin e përpjekjeve të regjimit për ta shtypur zërin e lirisë dhe demokracisë në Iran.

Pavarësisht këtij dështimi, përpjekjet e regjimit iranian për ta penguar tubimin e mbështetësve të MEK vetëm sa vërtetojnë se regjimi e sheh këtë organizatë si kërcënimin kryesor ndaj tij, dhe atje ku nuk mundet t’i vrasë në mënyrë direkte anëtarët e opozitës iraniane, ai i drejtohet çfarëdo mjeti tjetër që disponon për ta censuruar zërin e tyre dhe mesazhin për lirinë në Iran.

Regjimi iranian ka një histori të gjatë për sa i përket censurës në internet dhe terrorizmit kibernetik. Gjatë protestave të nëntorit 2019, të cilat i shkundën themelet e pushtetit të mullahëve në Iran, regjimi e bllokoi aksesin në internet për disa ditë në mënyrë që të mos lejonte që lajmet për protestat të mbërrinin deri tek opozita iraniane dhe mediat e huaja.Cyberattack

 

Ndërkohë, regjimi po shpenzon sasi të mëdha parash për të përftuar dhe zhvilluar teknologji spiunazhi online me qëllimin për ta mbajtur nën kontroll popullsinë gjithnjë e më të trazuar dhe sidomos për t’i identifikuar e arrestuar mbështetësit e MEK.