Friday, July 26, 2024

Iran: Punëtorët e Industrisë së Naftës dhe Petrokimike Hyjnë në Grevë Masive në Qytete të Ndryshme

Iran: Punëtorët e Industrisë së Naftës dhe Petrokimike Hyjnë në Grevë Masive në Qytete të Ndryshme

23 prill 2023

Kontrolli i industrisë së naftës, gazit dhe petrokimisë i takon kryesisht IRGC-së dhe fondacioneve të lidhura me Ali Khamenei. 

Të shtunën, më 22 prill, Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris) njoftoi se punëtorët e industrisë së naftës dhe petrokimike në disa qytete iraniane, si Gachsaran, Assalouyeh, Dehloran, Shiraz, Bushehr, Lordegan, Sirjan, Jask, Kangan, Kerman, Bandar Mahshahr, Bandar Abbas, Isfahan dhe Yazd, organizuan një protestë për shkak të pagave të tyre të ulëta, mospagesës së pagave dhe përfitimeve, kushteve rraskapitëse të punës dhe mungesës së vëmendjes ndaj kërkesave të tyre. Si rezultat, ata hynë në grevë.

Industritë e naftës, gazit dhe petrokimike të Iranit gjenerojnë të ardhura astronomike, por për fat të keq, ato kontrollohen kryesisht nga Garda Revolucionare dhe institucionet e lidhura me Khamenein. Këto entitete përdorin fuqitë e tyre qeveritare për të shfrytëzuar punëtorët dhe për të ndrydhur çdo formë mospajtimi apo proteste.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti punëtorët e industrisë së naftës dhe asaj petrokimike të Iranit që kanë hyrë në grevë nëpër qytete të ndryshme. Ajo theksoi faktin se ndërkohë që punëtorët e palodhur të Iranit privohen nga të drejtat e tyre themelore dhe mezi sigurojnë bukën e gojës, udhëheqësit e regjimit anti-punëtor, duke përfshirë komandantët e IRGC-së dhe fëmijët e korruptuar të elitave të regjimit, vazhdojnë të plaçkitin pasurinë e vendit në përmasa astronomike. Po këta liderë shpërdorojnë burimet e kombit në projekte antipatriotike bërthamore dhe raketore, si dhe në sjellje luftënxitëse në shtete të huaja, të gjitha për të ruajtur sistemin famëkeq Velayat-e Faqih. Zonja Rajavi theksoi se e vetmja rrugë për të arritur lirinë, drejtësinë dhe sovranitetin për popullin iranian është përmes rezistencës dhe kryengritjes për përmbysjen e regjimit aktual.