Saturday, January 28, 2023

Vazhdojnë grevat dhe protestat në disa qytete anembanë Iranit

iran protests october 22 2022E shtuna shënoi ditën e 37-të të kryengritjes mbarëkombëtare të Iranit ndërsa protestat kundër regjimit vazhduan, dhe shumë thirrje kanë qenë që njerëzit të dalin në rrugë për demonstrata dhe mitingje të mëtejshme.

Protestat në Iran deri më sot janë zgjeruar në 195 qytete. Mbi 400 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 20,000 janë arrestuar nga forcat e regjimit, sipas burimeve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) opozitare iraniane. Emrat e 224 protestuesve të vrarë janë publikuar nga PMOI/MEK.