Vazhdojnë demonstratat dhe protestat në Teheran dhe në qytete të tjera

417

Vazhdojnë demonstratat dhe protestat në Teheran dhe qytete të tjera me njerëzit që thërrasin “Vdekje Khameneit”, “Vëllai im i rënë dëshmor, unë do ta marr hakun tënd”, “Duart e juaja të lyera me gjak, turp të keni, turp të keni”

Kryengritja Mbarëkombëtare në Iran – Dita 89

Të martën, më 13 dhjetor, ditën e 89-të të kryengritjes, forcat represive bënë shumë përpjekje për të parandaluar demonstratat kundër ekzekutimit të Majid Reza Rahnavard në Mashhad. Ata mbyllën hyrjet e xhamisë ku ishte planifikuar të mbahej ceremonia përkujtimore e dëshmorit. Njerëzit e mbledhur jashtë xhamisë shfaqën zemërimin e tyre duke thirrur “Turp të keni, turp të keni” dhe “Nëse nuk qëndrojmë së bashku, do të vritemi një nga një”. Të hënën në mbrëmje, agjentët represivë sulmuan shtëpinë e gjyshes së Majidit, ku po mbahej një ceremoni përkujtimore, dhe arrestuan disa nga të afërmit e tij.

Studentët në Universitetin Azad të Shkencës dhe Kërkimit në Teheran, Universitetin Sourah në Teheran dhe Universitetin Al-Zahra në Mashhad, organizuan protesta kundër ekzekutimit të Mohsen Shekarit dhe Majid Reza Rahnavard duke thirrur “Vëllai im i rënë dëshmor, unë do ta marr hakun tënd” dhe “Ata e morën Majid Reza-në dhe kthyen kufomën e tij”.

Të rinjtë në Salehabad të Saqqezit dhe nxënëset e shkollës në Kamyaran organizuan demonstrata duke thirrur “Khamenei është një vrasës, sundimi i tij është ikotë dhe i pavlefshëm”. Në Ahvaz u zhvillua një demonstratë natën me sloganin “Ti je i shthurur, unë jam një grua e çliruar”. Të rinjtë sfidues sulmuan bazat e forcave Basij në Shiraz dhe Yazd me kokteje molotov.

Agjencia e lajmeve Fars e lidhur me IRGC, më 13 dhjetor, citoi Esmaeil Khatib, Ministrin e Inteligjencës të regjimit, i cili paralajmëronte: “Kushdo që ka patur një rol në trazira do të ndëshkohet kudo që të jetë nëpër botë”.