Sunday, February 5, 2023

Shitësit dhe tregtarët e pazarit në 4 qytete shkojnë në grevë.

Ahvaz – Demonstrata e pensionistëve

 Pensionistët vijojnë protestat në 5 qytete

Pazari i Arak-ut vazhdoi ditën e katërt të grevës sot, e mërkurë, 15 qershor. Tregtarët e Çarshisë në Fasa dhe Ilam mëngjesin e sotëm mbyllën dyqanet dhe organizuan demonstrata. Në Shiraz, shitësit e pjesëve të automjeteve mbyllën dyqanet e tyre në shenjë proteste ndaj çmimeve të larta dhe taksave të rënda.

Disa furra buke në Sirjan (provinca e Kermanit) mbyllën dyqanin për shkak të çmimit të lartë të grurit. Tabelat në dyqanet e tyre tregonin se nuk mund të pjekin bukë me çmimin zyrtar për shkak të çmimit të lartë të grurit. Moinuddin Saeedi, një anëtar i parlamentit të regjimit, pranoi më 17 qershor se qeveria Raisi kishte fituar më shumë se 9 miliardë dollarë duke shkurtuar subvencionet për mallrat bazë për njerëzit e zakonshëm, duke çuar nga ana tjetër në një rritje të mprehtë të çmimit të bukës dhe te mirave bazë.

Pensionistët vazhduan protestat e tyre mbarëkombëtare për të dhjetën ditë në Ahvaz, Dorud, Shush dhe Shushtar. Ata brohorisnin “Vdekje Raisit”, “Do të luftojmë për të rikthyer të drejtat tona”, “Qeveri mashtruese! Na ktheni të drejtat tona”, “Qeveria s’ka buxhet, po na bie”, “As Gaza, as Libani, të shtypurit nuk janë këtu”.

Pensionistët e rrjetit bankar mbarëkombëtar organizuan gjithashtu një protestë jashtë ndërtesës së Fondit të Pensionit të punonjësve të Bankës në sheshin Vanak në Teheran për të protestuar për pagat e tyre të ulëta.