Sunday, February 5, 2023

Protestat Rriten në të Gjithë Iranin: Shqetësimi i Medias Shtetërore

Ditët e fundit, ka pasur dhjetëra protesta në Iran Ndërsa protestat rriten dhe përhapen në Iran, media të drejtuara nga shteti po reflektojnë frikën e plotë të regjimit nga një seri e re e mundshme e protestave të mëdha në Iran.

Lajmet nga Irani të marra nga Organizata e Popullit Moxhahedin e Iranit (PMOI / MEK) tregojnë se përkundër shpërthimit të koronavirusit dhe përdorimit të regjimit të kësaj krize për të parandaluar revoltat e njerëzve, ka pasur dhjetëra protesta në të gjithë vendin. Këto protesta të vazhdueshme kanë bërë që mediat shtetërore të shprehin shqetësimin e tyre për një kryengritje të afërt.

Të mërkurën, fshatarët e fshatit Abolfaz Kianshahr në jug-perëndim të Iranit protestuan dhe u përleshën me agjentët e regjimit që kishin ardhur për të shkatërruar shtëpitë e tyre. Forcat e sigurisë përdorën armë me plumbai dhe hodhën gaz lotsjellës për të vazhduar me planin e tyre kriminal të konfiskimit të tokave dhe shtëpive të njerëzve. I ashtuquajturi Bonyad Mostazafan i regjimit, ose Foundacioni Abasid, është prapa këtij sulmi dhe përpiqet të konfiskojë tokat e njerëzve.

Në këtë drejtim, zonja Marjam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ndërsa dënoi me forcë sulmin kriminal nga forcat shtypëse të regjimit mbi fshatarët e varfër, nënvizoi se fshatarët nuk kishin bërë asnjë veprim tjetër përveçse duke mbrojtur jetën dhe shtëpitë e tyre kundër mullahëve dhe të ashtuquajturit Fondacioni Abasit.

Në një zhvillim tjetër, familjet e  viktimave të aeroplanit ukrainas, që u vranë kur Rojet Revolucionare të regjimit (IRGC) qëlluan aeroplanin e pasagjerëve në janar, u mblodhën para ambasadës së Ukrainës duke kërkuar një takim me ambasadorin ukrainas në Teheran. Kjo ndodhi një ditë pasi regjimi rrëfeu pa dëshirë se pas goditjes së parë me raketa kundër aeroplanit, pasagjerët ishin gjallë edhe për 19 sekonda, derisa raketa e dytë goditi aeroplanin.