Protestat në Iran: Protestat Mbarëkombëtare të Mësuesve në 120 Qytete

698

Protestuesit Thërrasin: “(Ebrahim) Raisi, Analfabet me Gjashtë Klasa Shkollë, Çfarë Ndodhi me Premtimet e Tua?” “Qeveria Tradhëton, Majlis (Parlamenti) e Mbështet”, “Të Burgosurit Politikë Duhet të Lirohen”, “Mësuesit më Mirë Vdesin Sesa të Pranojnë Poshtërimin”, “Mësues Ngrihuni për ta Hequr Qafe Diskriminimin”

  • Ne Nuk ia Kemi Frikën Represionit, dhe Jemi të Gatshëm të Paguajmë Çmimin për Drejtësi dhe Liri. Nëse Kërkesat Tona Nuk Plotësohen, do ta Vazhdojmë Protestën dhe Grevën

Mijëra mësues dhe arsimtarë liridashës në Teheran dhe në 119 qytete e fshatra të tjera protestuan kundër kushteve të papërballueshme të jetesës, pagave të ulëta, mospërfilljes ndaj kërkesave të tyre legjitime dhe arrestimit të mësuesve. Tubimet u zhvilluan në Teheran jashtë parlamentit të regjimit dhe përpara degëve të Ministrisë së Arsimit në qendrat provinciale dhe të qyteteve.

Krahas Teheranit, protestat e mësuesve u zhvilluan edhe në 119 qytete të tjera të Iranit.

Demonstruesit thërrisnin: “Të burgosurit politikë duhet të lirohen”, “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen”, “(Ebrahim) Raisi është gënjeshtar”, “(Ebrahim) Raisi, analfabet me gjashtë klasa shkollë, çfarë ndodhi me premtimet e tua?” “Qeveria tradhëton, Majlis (parlamenti) e mbështet”, “Të burgosurit politikë duhet të lirohen”, “Mësuesit vdesin por nuk pranojnë poshtërimin”, “Mësues ngrihuni për të hequr qafe diskriminimin”, “Shteti ka kaq shumë fjalë, por asnjë vepër, “Nuk do të pushojmë derisa t’i fitojmë të drejtat tona”, “Armiku ynë është këtu (shteti), gënjejnë kur thonë se është Amerika”, “Heshtja e çdo mësuesi ofron një mundësi për më shumë shtypje” dhe “Jemi lodhur duke dëgjuar gënjeshtra nga autoritetet.”

Për të mos lejuar që mësuesit të mblidheshin e njerëzit e tjerë të bashkoheshin me ta, Forca represive e Sigurimit të Shtetit dhe agjentët me veshje civile bllokuan rrugët dhe shtigjet për në vendin e grumbullimit, arrestuan mësuesit aktivistë dhe dislokuan forca të shumta në qytete. Megjithatë, për shkak të rezistencës së mësuesve, veçanërisht grave, ata u detyruan të tërhiqeshin. Disa mësues u arrestuan gjatë protestave të sotme, duke përfshirë në Teheran, Marivan dhe provincën Fars. Pavarësisht shtimit të pranisë së forcave të sigurisë në Shiraz, një turmë e madhe marshoi në rrugë, duke kërkuar lirimin e mësuesve të burgosur.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur mësuesit liridashës të Iranit të cilët, pavarësisht kërcënimeve dhe arrestimeve, u derdhën sërish nëpër rrugë në mbarë vendin. Thirrjet e tyre si “Mësuesit më mirë vdesin sesa të pranojnë poshtërimin” u kanë mësuar miliona studentëve iranianë që të jenë të lirë. Vazhdimi i guximshëm i protestave në Iran pasqyron aspiratën e përgjithshme të popullit iranian për ta përmbysur regjimin dhe për të vendosur demokracinë, drejtësinë dhe sovranitetin kombëtar, shtoi ajo.