Saturday, July 27, 2024

Protestat e reja të mësuesve, jo aq mirëpritëse për regjimin e Iranit 

Teachers' protests in ShirazKishte mbi 230 protesta dhe greva në Iran në dhjetor 2021. Ndoshta më e spikatura prej tyre ishte greva tre-ditore e mësuesve më 11, 12 dhe 13 dhjetor, ku përfshiheshin dhjetëra mijëra mësues në qindra qytete në të gjithë vendin duke kërkuar paga e drejtë.

Ndërkohë, grevat sporadike vazhduan mes minatorëve, me punëtorët e minierave të bakrit Sangun në Varzaqan, Irani veriperëndimor që organizuan një aksion proteste pas disa muajsh premtimesh të thyera nga menaxhmenti i minierës. Sa më sipër janë vetëm rastet e fundit të një vale të re grevash dhe protestash që kanë ndodhur që nga viti 2018.

Regjimi i korruptuar në Teheran, i paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave të drejta të protestuesve, është përgjigjur duke i arrestuar, burgosur dhe imponuar garanci të rënda për lirimin e tyre. Grevat e reja të mësuesveMijëra mësues dhe mbështetësit e tyre dolën në rrugë të enjten, më 13 janar, në mbi 116 qytete në 30 provinca të Iranit.

Tubimet e paracaktuara u zhvilluan jashtë ndërtesës së parlamentit të Iranit në Teheran, përpara zyrave qeveritare në kryeqytetet e provincave dhe para departamentit të arsimit në qytete të tjera. Edhe një herë mësuesit shprehën kërkesat dhe shqetësimet e tyre të lëna pas dore prej kohësh. Parullat dhe deklaratat e tyre të guximshme, të brohoritura me entuziazëm nga turma, pasqyruan më së miri tërbimin dhe zhgënjimin e këtij grupi të klasës punëtore iraniane, durimit të cilit i ka ardhur fundi.

Demonstruesit kanë brohoritur slogane si: “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen”, “Mësues, ngrihuni për t’i dhënë fund diskriminimit”, “Kemi dëgjuar shumë premtime, nuk kemi parë drejtësi”, “Qeveria është e pabesë dhe parlamenti e mbështet atë. “Mësues, bërtisni për të drejtat tuaja”, “Mësuesit preferojnë të vdesin sesa të pranojnë poshtërimin”, “As dorëzim, as kompromis”, “Mësuesit janë të burgosur, grabitësit janë të lirë”, “Slogani i çdo mësuesi është kundër shtypjes” dhe “Arsimi është e drejta e fëmijëve të Iranit.”