Monday, February 6, 2023

Protestat Anti-Sistem Intensifikohen në Vigjilje të Presidencës së Ebrahim Raisi-t

Të enjten më 5 gusht, Ebrahim Raisi do të bëjë betimin si President i Iranit dhe do të prezantojë kabinetin e tij në Parlament (Majlis). Raisi njihet si ekzekutuesi i Teheranit për rolin e tij në masakrën e mbi 30,000 të burgosurve politikë në verën e 1988-ës.

Vëzhguesit besojnë se Lideri Suprem Ali Khamenei e ka përzgjedhur Raisi-n dhe ka spastruar garën presidenciale në favor të tij për t’i hequr atij çdo pengesë. Në veçanti, ata vënë në dukje vendimin e Khamenei-t për t’i shtypur të gjitha protestat shoqërore që në lindje, me Raisi-n.

Më përpara, në mars 2019, Khamenei e pati caktuar Raisi-n si kryegjyqtar, pas dështimit të tij gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2017-ës. Gjatë mandatit si kryegjyqtar, Raisi vari qindra të burgosur, përfshirë aktivistë politikë, gra, kundërvajtës minorenë, dhe ndjekës të minoriteteve fetare e etnike.

Gjyqësori nën drejtimin e tij luajti gjithashtu një rol kyç në shtypjen e protestave për karburantin në mes të nëntorit 2019. Në atë kohë, qindra mijëra njerëz të zemëruar u derdhën nëpër rrugë në Teheran e pothuajse 200 qytete të tjera, duke protestuar kundër rritjes së madhe të çmimit të karburantit.

Khamenei u dha urdhër forcave të sigurisë dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) që t’i shtypnin pa mëshirë demonstruesit. Për të justifikuar çdo krim kundër protestuesve të pambrojtur, Khamenei i quajti ‘huliganë’ e ‘banditë’ qytetarët e zemëruar, dhe kjo rezultoi në mb 1,500 vdekje, rreth 8,000 plagosje, dhe të paktën 12,000 arrestime.