Tuesday, January 31, 2023

Kryengritja Mbarëkombëtare në Iran- Dita 52

Protesta në Iran-Nr. 113

Protesta masive në Marivan, demonstrata dhe protesta të vazhdueshme të studentëve

E diela e 6 nëntorit, dita e 52-të e kryengritjes mbarëkombëtare, nisi me revoltën e popullit në Marivan. Ceremonia e varrimit të Nasrin Qaderit, e cila u vra nga goditjet me shkopinj në Teheran, u shndërrua në një demonstratë të zemëruar në Marivan dhe njerëzit thërrisnin “Vdekje Khameneit” dhe “Vdekje diktatorit”. Forcat e Njësisë Speciale rrethuan shtëpinë e familjes së viktimës, por qytetarët protestuan duke ndezur zjarr. Forcat shtypëse hodhën gaz lotsjellës dhe gjuajtën plumba në drejtim të demonstruesve. Njerëzit bllokuan rrugën duke djegur goma, ngritën barrikada dhe iu kundërpërgjigjën sulmit të agjentëve. Të rinjtë sulmuan zyrën e Shiva Ghasemit, një anëtar i parlamentit të regjimit nga Marivani, morën sheshin Novruz dhe goditën me gurë Këshillin Bashkiak. Tregtarët e Pazarit të Marivanit hynë në grevë në shenjë solidariteti me kryengritjen. Përleshjet mes popullit dhe forcave shtypëse nisën në mëngjes dhe vazhduan deri në 18:00 me orën lokale.

Në Teheran, njerëzit thërrisnin “Vdekje diktatorit” dhe “Vdekje IRGC-së” në metronë Mirza Shiraz dhe zhvilluan demonstrata në qendrën tregtare Ferdoësi duke thirrur slogane kundër regjimit. Në Ahvaz, të rinj sfidues i vunë zjarrin një baze të Basij.

Studentët në universitetet e Teheranit, Sharifit, Isfahanit, Tabrizit, Noshirvanit në Babol, Raziut në Kermanshah, Sana’ati në Urmia etj., organizuan protesta. Në Isfahan, forcat e Njësisë Speciale sulmuan demonstratat e studentëve të Universitetit Sheikh Baha’i. Studentët e Mjekësisë të Tabrizit ndërprenë fjalimin e Saffar Harandit, anëtar i Këshillit të Përshtatshmërisë së regjimit, duke thirrur “Basij, zhdukuni” dhe “Liri, liri, liri” dhe iu drejtuan atij duke bërtitur “Garda Revolucionare dil jashtë”. Studentët e Universitetit Azad Mashhad njollosën me të kuqe statujën e Qassem Soleimanit. Studentët e Universitetit të Teheranit në Pardisin Verior thërrisnin: “Nëse ndonjë student mungon, do të ketë fundin e botës”.

Sot studentët zhvilluan demonstrata në Teheran, Marivan, Bukan, Zahedan, Shahriar dhe Karaj. Nxënësit e shkollës së Mirabadit në Bukan thërrisnin “Vdekje diktatorit” dhe “Vdekje shtypësit, qoftë Shahu apo Udhëheqësi (Khamenei). Studentet femra në Teheran thërrisnin: “Udhëheqësi ynë është një vrasës; sundimi i tij është i paligjshëm”.

Të dielën, më 6 nëntor, agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Forcën Quds, raportoi për vdekjen e një anëtari të forcës Basij dhe shkroi: “Të enjten, javën e kaluar, gjatë ceremonisë së ditës së 40-të të vdekjes së dy prej viktimave të incidenteve të fundit në provincën Alborz, në autostradën Azad Karaj-Qazvin në zonën Behesht Sakineh në Karaj, u vra Rouhollah Ajamian. Faqja shtetërore Khabar Fori, më 6 nëntor, raportoi vdekjen e 4 anëtarëve të Forcave Shtetërore të Sigurisë (SSF) në Bampur dhe shkroi: “Komandanti i SSF-së në Bampur në provincën Sistan dhe Baluchestan njoftoi martirizimin e katër punonjësve të SSF-së të këtij qyteti.” Më 5 nëntor, e njëjta faqe raportoi vrasjen e një polici të quajtur Morteza Gholamian në Khash nga pasagjerët e një automjeti kalimtar.

Sipas faqes shtetërore Etemad Online, më 4 nëntor, Javad Nik Bin, një anëtar kleri i parlamentit të regjimit nga Kashmar, tha: “Po ecja nga rruga Kargar në drejtim të rrugës Keshavarz dhe 30-40 nga të rinjtë tanë ishin rrahur. Nuk ishte një gjë e pazakontë dhe një apo dy persona më goditën me grushte dhe shkelma. Ne e meritojmë këtë gjë; duhet të marrim një shuplakë (dënim)”.

Për të përgatitur terrenin për një trajtim më të ashpër të të arrestuarve gjatë kryengritjes, deputetët e parlamentit të regjimit njoftuan në një deklaratë: “Ne u bëjmë thirrje të gjithë zyrtarëve të vendit, përfshirë gjyqësorin, t’u japin një mësim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të zbatojnë rregullin hyjnor kundër Moharebinëve (armiqve) nën çdo petk dhe profesion, dhe zbatoni urdhrin e ndëshkimit.” Raportoi agjencia e lajmeve e Mexhlisit (Parlament), 4 nëntor.

Sipas agjencisë zyrtare shtetërore të lajmeve IRNA, më 4 nëntor, Ezzatollah Zarghami, Ministri i Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit i regjimit, duke cituar hetuesin kryesor të të burgosurve të kryengritjes, tha: “Ai tha se kishte gjithë jetën e tij që merrte në pyetje, kishte marrë në pyetje edhe figura të mëdha politike, por disa persona që ai kishte marrë në pyetje ditët e fundit ishin për atë rastet më të vështira. Sepse “as unë nuk e kuptoj çfarë thonë ata dhe as ata nuk e kuptojnë çfarë them unë”.

Të shtunën, të rinjtë sfidues përmbysën një automjet SSF në Nishapur. Në Ahvaz, ata dogjën statujën e Qassem Soleimanit në kryqëzimin e aeroportit. Në Fardis të Karaj, statuja e Soleimanit u njollos me të kuqe. Në Yazd, një posteri të madh të Khameneit iu vu zjarri në sheshin Amir Chakhmaq dhe në rajonin Safaiye.

Agjencia shtetërore e lajmeve Mehr raportoi më 5 nëntor: “Takimi i krerëve të tre degëve të pushtetit u mbajt të shtunën në prani të Ebrahim Raisit, Mohammad Baqer Qalibaf-it dhe Mohseni Ejei-t në Institucionin Presidencial. Nevoja për përshpejtimin e trajtimit të rasteve të atyre që janë përgjegjës për trazirat dhe pasigurinë në vend dhe dënimin e tyre u theksua ndër të tjera nga krerët e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-paris)

6 nëntor 2022