Sipas lajmeve dhe statistikave të regjistruara, të paktën 161 protesta u zhvilluan në gusht 2022 nga populli iranian në shumë provinca dhe qytete në të gjithë vendin. Vlen gjithashtu të përmendet se ulja e numrit të protestave lidhet me përmbytjet e fundit, nxehtësinë e tepërt në shumë krahina dhe mbylljen e shkollave dhe universiteteve.
Shpesh, populli ka vënë në shënjestër zyrtarët kryesorë të regjimit në protestat e tyre. Ata kanë brohoritur parulla kundër presidentit të regjimit Ebrahim Raisi, kryetarit të parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf dhe Mohammad Mokhber, zëvendësit të parë të Raisit, për shkak të kushteve të mjerueshme të jetesës dhe vonesës në pagesën e pagave të tyre. Në protesta, prania e grave ka qenë e konsiderueshme.