Protesta në Iran-Nr. 169
Kryengritje mbarëkombëtare, tubime proteste në Teheran dhe në qytete të tjera
Të shtunën, më 3 dhjetor, në ditën e 79-të të kryengritjes, vendasit në metronë Tarbiat Modarres në Teheran thirrën, “vdekje diktatorit” dhe “Mullahët duhet të zhduken”. Studentët në Teheran, në Universitetin Kharazmi në Karaj dhe në Universitetin e Kurdistanit në Sanandaj organizuan protestat dhe grevën e tyre. Studentët e kampusit në Karaj të Universitetit Kharazmi nisën një protestë për helmimin nga ushqimi dhe thirrën: “Helmojnë studentët dhe e justifikojnë këtë gjë”. Studentët e Universitetit Al-Zahra më 23 nëntor, studentët e Universitetit të Teknologjisë në Isfahan më 28 nëntor, studentët e Universitetit Arak më 30 nëntor dhe studentët e Universitetit Kharazmi më 3 dhjetor pësuan helmim të rëndë nga ushqimi.
Të shtunën në mbrëmje, gratë e guximshme në Haft Hoz Narmak, Teheran, organizuan protestat e tyre me sloganet “Khamenei është një vrasës, ai duhet të ekzekutohet”, “Zotohemi për shokët tanë të rënë, ne mbetemi të palëkundur deri në fund”, “Jetë të gjatë rezistencës nga Khash në Mahabad”, dhe “Për çdo person të rënë, një mijë do të ngrihen”. Banorët në lagjen Ekbatan protestuan në rrugë me sloganin “Vdekje Khameneit, mallkuar qoftë Khomeini”. Gjithashtu, nga ndërtesat në zonë u dëgjuan thirrjet “Kamenei gjakatar, ne do të të varrosim”. Në lagjen Sattar Khan, njerëzit organizuan protestë natën duke ndezur zjarr dhe duke thirrur, “Varfëri, korrupsion dhe çmime të larta; Ne do të vazhdojmë deri në përmbysjen e regjimit” dhe “Vdekje diktatorit (duke iu referuar Ali Khameneit). Një tubim proteste u mbajt në bulevardin Ferdows të Teheranit me sloganet “Luftoni! dhe ne do të kundërpërgjigjemi” dhe “Nga Zahedan në Teheran, sakrifikoj jetën time për Iranin.” Thirrjet “Vdekje diktatorit” jehuan edhe nga ndërtesat në rajonin Sohrevardi të Teheranit.
Të rinj sfidues në Jiroft (Irani Qendror) dhe Yazd u vunë flakën pankartave të vendosura nga shteti.
Familjarët e të arrestuarve nisën një protestë jashtë gjykatës së regjimit në Abdanan të shtunën, më 3 dhjetor. Forcat e Sigurimit të Shtetit (SSF) i sulmuan ata dhe rrahën vajzën e vogël të njërit prej të arrestuarve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI -PARIS)
4 dhjetor 2022
December 3 – Tehran, #Iran
Workers at the IRGC-linked Crouse Company are on strike. This is the country's largest auto parts manufacturing company.#IranRevolution2022#اعتصابات_سراسری pic.twitter.com/MZ4ueeHYk1— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) December 3, 2022
December 3 – Karaj, west of Tehran, #Iran
Kharazmi University students protesting incompetence by regime officials as many students have suffered food poisoning on campus.#IranProtests2022 #مرگ_بر_ستمگر_چه_شاه_باشه_چه_رهبر pic.twitter.com/uKVK038iox— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) December 3, 2022
December 3 – Namin, Ardabil Province, northwest #Iran
Protesters torched a billboard of regime founder Ruhollah Khomeini.#IranRevolution2022#مرگ_بر_ستمگر_چه_شاه_باشه_چه_رهبر pic.twitter.com/HnSh6nhv6s— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) December 4, 2022