Protestat vazhdojnë që nga Kurdistani, Kermanshah deri në Marvdasht, Bushehr, Bandar Abbas
Dhjetra të vrarë e të plagosur në Javanrud, rojet hapin zjarr me mitralozë mbi njerëzit, një tjetër krim ky kundër njerëzimit
Mëngjesin e sotëm, në ditën e 67-të të kryengritjes mbarëkombëtare, regjimi klerikal kreu një tjetër krim kundër njerëzimit. Banorët e Javanrud mbajtën ceremoninë mortore të Erfan Kakai dhe Bahauddin Veisi, të cilët u vranë mbrëmë nga të shtëna të drejtpërdrejta. Në varrim, protestuesit thirrën “Vdekje Khameneit” dhe pas ceremonisë ata organizuan demonstrata. Garda Revolucionare hapi zjarr me mitraloz mbi protestuesit, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra prej tyre. Njerëzit kundërsulmuan me shkopinj dhe gjuajtën me gurë. Përleshjet me forcat shtypëse vazhduan në rrugët dhe rrugicat e qytetit Javanrud. Spitalet u përballën me mungesë gjaku dhe njerëzit u mblodhën jashtë spitalit kryesor të qytetit.
Mëngjesin e sotëm në Piranshahr u varros trupi i 16-vjeçarit Karvan Qader Shukri, i cili u vra një natë më parë. Një turmë e madhe thërriste: “Mos qaj, nënë, ne do t’a marrim hakun e tij”. Pas ceremonisë, njerëzit organizuan demonstrata në rrugë. Forcat shtypëse hapën zjarr ndaj demonstruesve, gjë që çoi në përleshje. Disa njerëz u vranë ose u plagosën.
November 21 – Javanrud, western #Iran
More footage of regime security forces shooting at protesters with live bullets. A bullet misses a protester just a few inches. #IranRevolution2022#جوانرود pic.twitter.com/anRa0tgM3j— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 21, 2022
Mbrëmjen e djeshme në Mahabad, forcat shtypëse sulmuan shtëpitë e njerëzve dhe arrestuan shumë prej tyre. Ata thyen dyert e xhamat e shtëpive dhe xhamat e makinave në shumë vende. Siç citohet në të përditshmen shtetërore Etemad, Jalal Mahmoodzadeh, një përfaqësues i parlamentit të regjimit nga Mahabad, tha: “Deri më tani, 11 persona janë vrarë në Mahabad… Që nga e shtuna, forcat e sigurisë janë vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit. dhe disa prej tyre qëllojnë drejt dritareve të shtëpive, dyqaneve dhe ndërtesave…”
Një turmë e madhe mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Arman Ebadit, i cili u qëllua dhe u vra më 17 nëntor, duke thirrur: “Betohemi për gjakun e Armanit, do të qëndrojmë deri në fund”. Banorët e Bushehr-it protestuan jashtë zyrës së guvernatorit, duke thirrur “Vdekje diktatorit” dhe “Banorë dinjitozë të Bushehr-it, mbështetje, mbështetje”. Forcat shtypëse sulmuan popullin duke hedhur gaz lotsjellës.
Në Kermanshah, u mbajt dita e 40-të e ceremonisë së martirizimit të Sina Naderi dhe Armin Sayadi, ku një numër i madh njerëzish thërrisnin “Vdekje Khameneit” dhe “Dëshmori nuk vdes kurrë”. Njerëzit marshuan në qytet pas ceremonisë.
Sot, studentët e Letërsisë në Universitetin Allameh të Teheranit, të Kimisë dhe Shkencave Bazë në Universitetin e Shkencës dhe Industrisë të Teheranit, Shkencave Mjekësore të Sanandajit, Shkencave Mjekësore të Hamedanit, Shkencave Mjekësore të Alborzit, Universitetit Teknik të Khansar, Universitetit Azad të Shahinshahr, Universitetit Teknik Profesional të Somayeh në Najaf Abad dhe Universitetit Bonab, organizuan protesta dhe greva. Ata thërrisnin “Banorë të komunitetit Kurd, Baluch dhe Azari, Liri dhe Barazi”, “Vdekje Diktatorit”, “Kurdistani është Varreza e Fashistëve”, “Vdekje Diktatorit”, “Bashkëkombës, thërrisni për të drejtën tuaj”.
Në Teheran, agjentë të veshur civilë hynë në konviktin Fatemiyoun të Universitetit të Teheranit dhe sulmuan studentët.
November 21 – Sanandaj, western #Iran
Kurdistan University-Medical Sciences Faculty students are boycotting their classes and continuing the nationwide protests against the regime on the 67th day of the uprising.#IranRevolution2022#سنندجpic.twitter.com/00uGlTXlcg— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 21, 2022
Të dielën në mbrëmje, të rinjtë në Piranshahr i vunë zjarrin shtëpisë së një agjenti të regjimit, i cili kishte shkaktuar vdekjen e të rinjve. Në Teheran, një bazë e forcave Basij në Fazën e 4-të të Andisheh u sulmua me kokteje molotov.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI -Paris)
21 nëntor, 2022