Saturday, July 27, 2024

Kryengritja Mbarëkombëtare në Iran – Dita 63

Protesta në Iran-Nr. 138

Vazhdon kryengritja e banorëve të Bukan dhe Sanandaj dhe grevat mbarëkombëtare të tregtarëve në Teheran dhe qytete të ndryshme

Të enjten, më 17 nëntor, në ditën e 63-të të kryengritjes mbarëkombëtare, ceremoni varrimi dhe përkujtimi të dëshmorëve u mbajtën në Bukan, Sanandaj, Saqqez, Kamiyaran, Shiraz dhe në Isfahan dhe morën pjesë një numër i madh njerëzish që thërrisnin “Vdekje Khamenei-t. ”

Në Bukan u mbajt ceremonia e varrimit të dëshmorëve të ditës së sotme, Salar Mojaver dhe Mohammad Hassan-Zadeh, me një pjesëmarrje mjaft të madhe të popullit. Për të shtypur turmën, IRGC kishte vendosur snajperë dhe trupa në kodrat aty pranë dhe filloi të hapte zjarr dhe të hidhte gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, por të rinjtë e guximshëm kundërsulmuan forcat e Gardës dhe i detyruan ata t’ja mbathnin. Mohammad Hassanzadeh, i cili ra dëshmor mbrëmjen e djeshme, shkroi në shënimin e tij të fundit në Instagram: “Ndoshta sot do të jetë dita e fundit e jetës sime; le të jetë për lumturinë e kombit.”

 

Pas ceremonisë, banorët e Bukanit protestuan në rrugë, morën nën kontroll godinën e bashkisë dhe i vunë flakën makinës dhe zyrës së njërit prej agjentëve. Një turmë e madhe nga Mahabad është nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Bukanit për të marrë pjesë në ceremoninë e këtyre dëshmorëve. Njerëzit bllokuan autostradën Bukan-Mahabad dhe i bllokuan rrugën forcave shtypëse.

Kufoma e Daniyal Pabandit, një i mitur 17-vjeçar nga Saqqezi, u varros fshehurazi nga rojet në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Banorët e Saqezit u mblodhën te varri i dëshmorit të tyre dhe nderuan kujtimin e Daniyalit duke kënduar himnin “O Dëshmorë”.

Banorët e Sanandaj zhvilluan një protestë të madhe në varrezat “Behesht Mohammadi” në ditën e 40-të të vdekjes së 4 dëshmorëve të kryengritjes duke thirrur “Vdekje Khameneit”, “Mos qaj nënë, premtojmë se do t’ia marrim hakun” dhe “Vdekje Udhëheqësit Suprem pas shumë vitesh të gjata kryerje krimesh.” Turma u përlesh me agjentët represivë të regjimit. Të rinjtë sfidues të Sanandaj bllokuan rrugën duke ndezur zjarr dhe duke djegur posterin e madh me imazhin e Khameneit.

Më 17 nëntor, agjencia shtetërore e lajmeve Fars e lidhur me IRGC-në raportoi se zëvendësi politik dhe i sigurisë i guvernatorit të regjimit në Kurdistan ka njoftuar se “gjatë trazirave të sotme në Sanandaj, major Hasan Yousefi i forcave të sigurisë shtetërore të provincës Kurdistan u vrarë nga populli”.

Populli i Kamiyaranit bëri homazhe për Burhan Karamin, dëshmor i kryengritjes duke thirrur “Vdekje Khameneit”, “Vdekje forcave Basij” dhe “Vdekje IRGC-së”. Në Shiraz u mbajt ceremonia e varrimit të Milad Khoshkalam. Qytetarët e Isfahanit e kthyen ceremoninë e ditës së 40-të të martirizimit të Ahmed Shokrallahit, në një protestë antiqeveritare.

Për të tretën ditë radhazi tregtarët në Teheran, Mashhad, Yazd, Gorgan, Merodasht, Tabriz, Kermanshah, Isfahan, Arak, Sanandaj, Babol, Soumesara, Najaf Abad, Sarpol Zahab, Javanrud, Dehkalan, Baneh, Saqez, Kamiyaran, Marivan, Mahabad, Piranshahr, Bukan, Ashnoye, Rask, Sardasht, Mobarakeh, Shahrekord, Kerman, Bojnord, Homayunshahr, Bushehr, Khorramabad, Qazvin, Bandar Abbas, Babol, Gorgan etj., hynë në grevë. Në Mashhad, forcat shtypëse rrahën brutalisht tregtarët grevistë.

Në një stacion metroje në Teheran, të rinjtë thërrisnin, “Vdekje gjithë sistemit.” Në Teheransar në Teheran dhe në qytetin e Durood njerëzit u mblodhën dhe protestuan duke thirrur “Vdekje diktatorit”. Të rinj sfidues i vunë zjarrin makinës së udhëheqësit të faljes të së premtes të Semirumit, sulmuan bazën e forcave famëkeqe të Basij me kokteje molotov në Zanjan dhe Yazd dhe dogjën simbolin e sheshit Basij në Sarbandar, Mahshahr.

Në Sarabeleh, të rinjtë morën kontrollin e rrugëve duke ndezur zjarr, dhe zaptuan selinë e telekomunikacionit të qytetit, nga ku u qëllua mbi popullin një natë më parë. Në Masal, Gilan, njerëzit protestuan duke thirrur: “Mos kini frikë; jemi të gjithë së bashku.” Fermerët e neglizhuar protestuan në Khorasegan. Mbrëmjen e djeshme deri herët në mëngjes, njerëzit u përleshën me forcat shtypëse në rajonin Babaei të Qazvin. Të rinjtë e Kianshahr të Teheranit i vunë zjarrin një baze të forcave Basij.

Dhe studentët protestuan duke thirrur “Vdekje diktatorit” dhe “I gjymtuari (duke iu referuar Khameneit) është përgjegjës për vrasjet në Shahcharagheh (Shiraz). Studentët në Universitetin Yazd dhe Mohaghegh Ardabili organizuan protesta. Studentët e Universitetit Shahrood të Teknologjisë u mblodhën në kujtim të martirëve të Zahedanit, Khodanoor Lajehi-t, dhe në mbështetje të popullit të Zahedanit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris)

17 nëntor, 2022