Kryengritja Mbarëkombëtare e Iranit – Dita 68

428

Protesta në Iran – Nr. 152

Protestat në Teheran dhe qytete të tjera anembanë vendit

Mbrëmja e së martës, më 22 nëntor, shënoi natën e 68-të të kryengritjes në shumë zona të Teheranit. Njerëzit organizuan protestat e tyre të natës duke vënë zjarrin në rrugë, duke brohoritur, “Vdekje Khamenei”, “Vdekje diktatorit”, “Vdekje qeverisë fëmijëvrasëse”, “Vdekje tërësisë së sistemit”, “Vdekje për parimi i Velajet Fakihut”, “Ky vit është viti i sakrificës; Sejed Ali (Khamenei) do të rrëzohet”, “Kamenei gjakatar, ne do të të varrosim”, “Liri, liri, liri” dhe “Nuk kemi sakrifikuar më të mirën tonë për të qetësuar vrasësin [Khamenei]”.

Në Moshiriyya, Ekbatan dhe Ghaleh Hassan Khan, forcat shtypëse qëlluan kundër protestuesve. Gjithsesi, populli me guxim bëri rezistencë të ashpër, duke thirrur “Turp për ty, turp për ty”, dhe shpërthyen përleshje të ashpra mes të rinjve dhe agjentëve të regjimit. Në Golshahr dhe Fardis Karaj, njerëzit organizuan protesta të natës dhe brohoritën, “Vdekje diktatorit”. Ata kanë bllokuar rrugët duke ndezur zjarre.

Njerëzit në qytetet kurde, duke përfshirë Sanandaj, Baneh, Mochesh të Kamiyaran, Javanrud dhe Dehgolan, u derdhën në rrugë, ndezën zjarre dhe brohoritën “Vdekje Khamenei” gjatë protestave të tyre të natës dhe bllokuan rrugët. Në Javanrud, njerëzit u përleshën me forcat e sigurisë, të cilët hodhën gaz lotsjellës ndaj tyre. Në Mochesh, agjentët shtypës vendosën automjete të blinduara dhe mitralozë në rrugë dhe qëlluan mbi njerëzit.

Në Sistan dhe Baluchistan, protestuesit Baluç në zona të ndryshme të Zahedanit, duke përfshirë Shirabad, Karimabad dhe Rrugën Elkhebal, mbajtën protestat e tyre të natës në mbështetje të bashkatdhetarëve të tyre kurdë.

Në Khuzestan, njerëzit organizuan protestën e tyre në Andimeshk duke bllokuar rrugët, duke ndezur zjarr dhe duke u përleshur me forcat e regjimit që qëlluan mbi ta. Në Dezful, banorët e lagjes Saheli organizuan protestat e tyre të natës.

Qytete të tjera, duke përfshirë Kermanshah, Urmia, Shahin Shahr, Salas Babajani dhe qyteti Mehr në provincën Fars, ishin skena protestash. Në disa qytete shpërthyen përleshje mes të rinjve dhe forcave të sigurisë.

Të rinj sfidues në Sabzevar dhe Sari i vunë zjarrin një baze paraushtarake Basij. Në Homayoonshahr dhe Tayyebad, një seminar dhe një fotografi e madhe e Khomeinit u vunë në zjarr, respektivisht. Të rinjtë e guximshëm të Zahedanit sulmuan një bazë të IRGC-së me kokteje molotov.

Në Teheran, studentët e Mehr Shahr Karaj, Zahedan dhe Isfahan organizuan protesta në rrugë, duke brohoritur: “Ky vit është viti i sakrificës; Sejed Ali (Khamenei) do të rrëzohet” dhe “Turp për udhëheqësin tonë të turpëruar”.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-PARIS)

23 nëntor 2022