Protestat shpërthyen në provincën Khuzestan, Iranin jugperëndimor, dymbëdhjetë ditë më parë. Këto protesta fillimisht ishin për shkak të mungesave të mëdha të ujit në këtë krahinë. Por shpejt këto protesta u intensifikuan dhe njerëzit filluan të shënjestronin zyrtarët e lartë të regjimit në parullat e tyre. Ata brohorisnin “poshtë diktatorit” dhe “Poshtë Khamenei”, lideri Suprem i regjimit. Këto protesta tani janë përhapur në dhjetëra qytete iraniane, përfshirë Tabrizin dhe Teheranin, me njerëz që bëjnë thirrje për ndryshimin e regjimit. Regjimi ka arrestuar dhjetëra njerëz në qytete të ndryshme dhe sipas Muxhahedinëve Khalq (MEK), 12 njerëz u vranë nga forcat e sigurisë. Megjithatë, protestat vazhdojnë të përhapen dhe intensifikohen.Fuqitë perëndimore dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të mendojnë për 5 gushtin si afatin e fundit për një ndryshim në politikën ndaj regjimit iranian. Kjo është dita kur Presidenti i regjimit Ebrahim Raisi është planifikuar të inaugurohet. Ai njihet se ka kryer një numër krimesh kundër njerëzimit gjatë gjithë karrierës së tij, dhe parashikohet gjerësisht se udhëheqja e tij e degës ekzekutive do të përkojë me një rritje të re të sjelljeve malinje si brenda ashtu edhe jashtë vendit.