Monday, February 6, 2023

Kushte Çnjerëzore dhe Mizore në Burgun e Mahabad në Mesin e Pandemisë së Koronavirusit; Thirrje Ndërkombëtare për Lirimin e Përkohshëm të të Burgosurve Deri sa të Përfundojë Pandemia

 

Situata e higjienës dhe shëndetit në burgun e Mahabad është e tmerrshme dhe të burgosurit kanë rrezikshmëri të lartë për infektimin me koronavirus.

Që tre muaj më parë, autoritetet i kanë mbyllur banjot dhe dushet, duke pretenduar se po i riparojnë, e duke lënë vetëm katër banjo për 600 të burgosur, që do të thotë vetëm një banjo për 150 njerëz. Si rrjedhim, të burgosurit detyrohen të presin në radhë për orë të tëra për ta përdorur banjon, gjë që ka sjellë probleme të veshkave e të sistemit tretës për të burgosurit. Teksa në zonat e ftohta po afrohet dimri, mungesa e aksesit në ujin e ngrohtë i ka shumëfishuar problemet e të burgosurve.

Kapaciteti më i lartë për burgun e Mahabad është deri në 150 të burgosur. Por aktualisht ai mban katër herë më shumë të burgosur sesa kapaciteti më i lartë. Të burgosurit e kanë të vështirë të gjejnë një vend për të fjetur pasi ka shumë pak hapësirë. Dendësia e madhe dhe mungesa e kritereve bazë sanitare dhe higjienike kanë bërë që një numër të burgosurish të infektohen me koronavirus, por ata nuk po marrin kujdes mjekësor. Ditët e fundit janë infektuar me COVID-19 edhe një numër punonjësish dhe pjesëtarësh të personelit të burgut.