Saturday, July 27, 2024

Iran: Punëtorët e Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh vazhdojnë grevën e tyre për të 18-ën ditë rresht

Workers of the Haft Tappeh Sugarcane Company on strike for the 18th consecutive day in Shush, southwest Iran—July 2, 2020Punëtorët e Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh në grevë për të 18-ën ditë rresht në Shush të Iranit jug-perëndimor—2 korrik 2020

Punëtorët e varfër të Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh vazhduan grevën e tyre të enjten më 2 korrik për të 18-ën ditë rresht, duke bërë një marshim në qytetin Shush, në provincën e pasur me naftë Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor.

Punëtorët dëgjoheshin duke thirrur:

“Punëtorët më mirë vdesin sesa të jetojnë në turp!”

“Nuk duam guvernator që pranon ryshfete!”

“Një vjedhje më pak dhe problemet tona zgjidhen!”

Të mërkurën, më 1 korrik, protestuesit e kishin zhvilluar tubimin e tyre duke u grumbulluar jashtë zyrës së guvernatorit të qytetit në Shush. Punëtorët kishin marshuar në qytet, duke thirrur me sllogane kundër zyrtarëve të kompanisë dhe masave të tyre mashtruese për t’i plaçkitur punëtorët nën pretekstin e privatizimit. Punëtorët thanë se do t’i vazhdojnë protestat dhe tubimet në qytetin Shush derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigjen e duhur.

“Jo jetesës me turp!”

“Një fëmijë i uritur nuk ua vë veshin premtimeve të thjeshta!”

Kërkesat kryesore të ngritura nga punëtorët protestues janë:

– Dhënia e menjëhershme e pagave të tyre të vonuara dhe zgjatja e afatit të librezave të sigurimit

– Rikthimi i menjëhershëm në punë i kolegëve që janë hequr nga puna

– Heqja nga posti e të gjithë zyrtarëve të kompanisë të përfshirë në korrupsion

– Rikthimi i menjëhershëm i të gjitha parave të vjedhura nga kompania tek punëtorët

– Menaxherët në pension nuk duhet të merren më me punët e kompanisë dhe duhet t’u hapet rruga individëve të rinj