Sunday, January 29, 2023

Iran: Protestat e Pensionistëve në 21 Provinca dhe 28 Qytete Hyjnë në Javën e 7-të, Protestuesit Rrihen e Arrestohen në Teheran

Iran: Pensioners Protests in 21 Provinces,  Protesters Beaten, Arrested in Tehran

Iran: Protestat e Pensionistëve në 21 Provinca dhe 28 Qytete Hyjnë në Javën e 7-të, Protestuesit Rrihen e Arrestohen në Teheran

Thirrja e Znj. Rajavi për veprim ndërkombëtar për t’i liruar menjëherë të arrestuarit

Të dielën, 7 mars 2021, pensionistët u grumbulluan në Teheran dhe 27 qytete të tjera për të shtatën javë rresht për të protestuar ndaj kushteve të jetesës, çmimeve shumë të larta, dhe mungesës së përgjigjes ndaj kërkesave të tyre.

Krahas Teheranit, edhe pensionistët në Tabriz, Isfahan, Yazd, Qazvin, Karaj, Khorramabad, Ahvaz, Rasht, Urmia, Shiraz, Kermanshah, Ardabil, Ilam, Sari, Arak, Mashhad, Sanandaj, Kerman, Bojnurd, Abadan, Shahroud, Shush, Behshahr, Neyshabur, Shooshtar, Dezful, dhe Hafttapeh zhvilluan protesta e tubime përpara zyrave të Organizatës së Sigurimeve Shoqërore apo të guvernatorëve.

Në Teheran, që në mëngjes herët, Forcat represive të Sigurisë së Shtetit (SSF) ishin mobilizuar në rrugët që çojnë drejt Organizatës së Sigurimeve Shoqërore për të parandaluar grumbullimin e pensionistëve. Në të njëjtën kohë, këto forca kishin mbyllur stacionin e metrosë aty afër dhe nuk i lejonin njerëzit t’u bashkoheshin protestuesve. Forcat represive ua morën fletushkat e posterat disa demonstruesve dhe konfiskuan një numër telefonash celularë, veprim që u përball me rezistencë nga ana e pensionistëve. SSF sulmuan, rrahën dhe arrestuan disa nga protestuesit.

Edhe në Shahroud (në veri të Iranit), SSF sulmuan protestuesit, ua morën posterat e pankartat, dhe i shpërndanë ata.

Disa nga slloganet e pensionistëve në tubimet e marshimet e sotme ishin: “Armiku ynë është këtu, gënjejnë kur thonë se është Amerika,” “Mjaft më me premtime boshe, tryezat i kemi bosh,” “Tryezat i kemi bosh, ndërkohë që ju (zyrtarët e regjimit) jetoni me gjithë të mirat, mjaft më me shtypje,” “Ky komb nuk ka parë kurrë kaq shumë padrejtësi,” “shkalla e inflacionit bazohet në dollarë, kurse rrogat tona në rial,” “Pragu i varfërisë është 12 milion rial, rrogat tona janë 3 milion rial,” “Si mund të mbijetojmë me një rrogë më pak se 3 milion rial?”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur pensionistët e shtypur dhe ka thënë se protestat e vazhduara të tyre u japin jehonë të drejtave që i janë vjedhur popullit të Iranit. Ajo u bëri thirrje të rinjve në mbarë vendin që t’i mbështesin protestuesit dhe nxiti Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave njerëzore që të marrin masa urgjente për të siguruar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.