Wednesday, February 1, 2023

Iran: Protestat e mësuesve në 40 qytete, 20 provinca

Protestuesit thërrasin: “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen”, “Mësuesit kërkojnë të drejtat e tyre”, “Edhe nëse vdesim, ne do të marrim të drejtat tona”

Të Shtunën, 25 Shtator 2021, njëkohësisht me fillimin e vitit të ri shkollor, mësuesit në më shumë se 40 qytete në Iran dolën në rrugë në protestë kundër kushteve të padurueshme të jetesës, moszbatimit të planit të renditjes dhe mos pagesës të shpërblimeve të pensionistëve, etj.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se Thirrjet e “Mësuesit do të vdesin, por nuk do të pranojnë poshtërimin” jehojnë në të katër anët e kombit tonë, në Teheran dhe 20 krahinat. Mirënjohje për mësuesit që kërkojnë lirinë, të cilët demonstruan vendosmërinë për të marrë të drejtat e tyre të grabitura nga diktatura fetare në pushtet. Këmbëngulja, kryengritja dhe përmbysja e regjimit të mullahëve është mënyra e vetme për të rikthyer të drejtat e mësuesve, punëtorëve dhe sektorëve të tjerë, të drejtat e të cilëve mullahët i shkelin prej shumë vitesh dhe nuk u kanë sjellë gjë tjetër veçse shtypje, diskriminim, varfëri, inflacion , dhe papunësia.