Wednesday, February 1, 2023

Iran: Përleshje dhe Protesta të Përhapura Gjerësisht në Ditën e 37-të të Kryengritjes Mbarëkombëtare

Protesta në Iran-Nr. 74

Dita e shtunë, më 22 tetor, shënoi ditën e 37-të të kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian. Populli në Teheran doli në rrugë dhe protestoi në zona të ndryshme, duke përfshirë rrugët Azerbajxhan dhe Saadi, Lalehzar, Cheragh-Bargh Bazaar, Sepahsalar Bagh dhe të tjera. Të rinjtë protestuan në rrugën Lalezar duke ndezur zjarr dhe duke thirrur “Vdekje diktatorit”. Protestuesit para teatrit të qytetit u përballën me forcat shtypëse që qëllonin njerëzit me pushkë. Qendra tregtare Jame-Jam në Teheran mori zjarr për shkak të gazit lotsjellës.

Pronarët e dyqaneve në Gohardasht, në perëndim të Teheranit, hynë në grevë. Ndërkohë, forcat shtypëse u dërguan në rrethe të ndryshme të qytetit dhe disa furgonë dhe autobusë u vendosën përpara Universitetit Azad për të transportuar protestuesit e arrestuar. Në Isfahan, në Iranin qendror, të rinjtë dolën në rrugë duke thirrur, “Mullahët duhet të zhduken”. Në autostradën Kharrazi, dhe në rrugët e Anoushirvan protestuesit ngritën postblloqe dhe makinat që kalonin shprehën solidaritetin e tyre me protestuesit duke u rënë borive. Në rajonin Chaharbagh të Isfahanit, forcat shtypëse shënjestruan dhe qëlluan protestuesit. Në Tabriz, në veriperëndim të Iranit, të rinjtë e rebeluar ngritën postblloqe duke djegur goma.

Në Mashhad, në verilindje të Iranit, populli doli në rrugë në zona të ndryshme, duke përfshirë Parkun Mellat, Nezam Pezeshki, Azadshahr, Sheshin Moalem, Ahmadabad, kryqëzimin Rahnamaie dhe Bulevardin Haft-e Tir, duke thirrur, “Vdekje diktatorit”, ” Mos kini frikë, ne jemi të gjithë së bashku”, dhe “Vdekje Khameneit”. Në disa rrethe, forcat shtypëse sulmuan popullin.

Në Shiraz, në jug të Iranit, populli doli në rrugë duke thirrur, “Mos e quani protestë, tani ky është një revolucion” dhe “Ne do të luftojmë, do të vdesim, por do ta rifitojmë Iranin”. Në Arak në provincën Markazi (Qendrore) u zhvilluan përleshje mes forcave shtypëse dhe të rinjve. Në Sanandaj, në Iranin perëndimor, protestuesit bllokuan rrugët duke ndezur zjarr dhe u përballën me forcat shtypëse në qytezën Baharan dhe rajonin Ghafoor.

Në Behbahan, në provincën Khuzestan, u mbajt një demonstratë midis sheshit Jawan Mardi dhe kryqëzimit të Bankës Melli, dhe forcat shtypëse shënjestruan dhe hapën zjarr ndaj protestuesve. Të rinjtë e Tonkabonit, në veri të Iranit, hoqën një stendë të policisë. Në Bandar Kong, në Iranin jugor, populli doli në rrugë duke thirrur “Vdekje diktatorit”. Në Malard, në provincën Alborz, protestuesit dogjën posterat e Qassem Soleimanit, komandantit të vrarë të forcës terroriste Quds dhe Ali Khameneit, udhëheqësit suprem të regjimit. Të shtunën, naftëtarët e Fazës 2 të Rafinerisë Abadan hynë në grevë.

Pavarësisht atmosferës së rëndë të terrorit të shtunën në mbrëmje, në shumë zona të Teheranit, duke përfshirë kryqëzimin Valisar, rrugën Shariati, qytezën Ekbatan, Tehran Pars, Sadeghieh dhe të tjera, populli doli në rrugë duke thirrur, “Vdekje diktatorit”. Në sheshin Nabuwat të Teheranit pati një përplasje të ashpër mes të rinjve dhe forcave shtypëse. Në Dezful, në jugperëndim të Iranit, të rinjtë e guximshëm dolën në rrugë duke thirrur: “Ky vit është një vit sakrifice. Seyyed Ali (Khamenei) do të rrëzohet ng pushteti” dhe “liri, liri, liri”. Forcat shtypëse hapën zjarr. Të rinjtë në Sanandaj, Marivan dhe Mahabad bllokuan rrugët duke ndezur zjarr dhe duke zhvilluar demonstrata natën.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris)