Tuesday, January 31, 2023

Iran – Pensionistët e Zemëruar në 23 Qytete (19 Provinca)

iran-protest-retirees-04042021

“Kemi dëgjuar shumë gënjeshtra, nuk do të votojmë më; Nuk kemi parë drejtësi, nuk do të votojmë më; për të shpëtuar nga pjatat bosh, duhet të dalim nëpër rrugë.”

Maryam Rajavi: Protestat e pensionistëve plot dinjitet dhe thirrjet e tyre për bojkot të farsës së zgjedhjeve reflektojnë thirrjet protestuese të të gjithë iranianëve që duan të fitojnë të drejtat e tyre të plaçkitura nga regjimi pushtues i mullahëve

Të dielën më 4 prill 2021, në protestën e tyre të parë mbarëkombëtare për vitin e ri iranian, pensionistët e zemëruar organizuan tubime në Teheran e 22 qytete të tjera në protestë kundër kushteve të rënda të jetesës, pagave të ulëta, dhe çmimeve që kanë kapur majat.

Ata thërrisnin: “Kemi dëgjuar shumë gënjeshtra, nuk do të votojmë më,” “Kërcënimet dhe shtypja nuk bëjnë punë më,” “Nuk kemi parë drejtësi, nuk do të votojmë më,” “Parlament, qeveri, mjaft e mashtruat popullin,” “Për të shpëtuar nga pjatat bosh, duhet të dalim nëpër rrugë,” dhe “Deri sa t’i fitojmë të drejtat tona, do të jemi këtu çdo ditë.”

Krahas Teheranit, pensionistët zhvilluan protesta edhe në Arak, Ardabil, Isfahan, Ahvaz, Ilam, Khorramabad, Rasht, Sari, Sanandaj, Shiraz, Karaj, Kerman, Kermanshah, Gorgan, Qazvin, Mashhad, Yazd, Neyshabur, Shush, Shooshtar, dhe Abhar, jashtë zyrave vendore të sigurimeve shoqërore.

Lidhur me këtë, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë: Protestat e pensionistëve plot dinjitet që u kanë dhënë jehonë në mbarë vendin thirrjeve për ta bojkotuar farsën e zgjedhjeve (presidenciale), reflektojnë thirrjet protestuese të të gjithë iranianëve që duan t’i fitojnë të drejtat e tyre të plaçkitura nga regjimi pushtues e i korruptuar i mullahëve.

iran-protest-retirees-04042021-1

iran-protest-retirees-04042021-2

iran-protest-retirees-04042021-6

iran-protest-retirees-04042021-5

iran-protest-retirees-04042021-4

iran-protest-retirees-04042021-3