Saturday, July 27, 2024

Iran: Njerëzit shënojnë Ditën e 100 të Revolucionit në Krishtlindje

Të shtunën, më 24 dhjetor 2022, qytetarët në Iran shënuan ditën e 100 të revolucionit në vazhdim në prag të Krishtlindjes. Që nga vrasja e tmerrshme e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë më 16 shtator, vendi ka qenë dëshmitar i mijëra grave, burrave dhe fëmijëve që kanë rrezikuar jetën e tyre për liri, drejtësi dhe barazi.

Demonstratat, grevat dhe aktivitetet kundër regjimit vazhdojnë në të gjithë vendin, pavarësisht masave të pashembullta shtypëse të regjimit, duke përfshirë gjuajtjen me breshëri dhe municione ndaj qytetarëve të pambrojtur—mes tyre fëmijë; arrestimin arbitrar të dhjetëra mijëra njerëzve—duke përfshirë adoleshentë; dënime me vdekje jashtëgjyqësore dhe nxitimi për të varur protestues.