Friday, March 29, 2024

Iran: Në Ditën e 17-të të Kryengritjes Mbarëkombëtare, Studentët e Dhjetëra Universiteteve Zhvilluan Demonstrata dhe Protesta në Qytete të Ndryshme

Protesta në Iran-Nr. 31

Të dielën, më 2 tetor 2022, në ditën e 17-të të kryengritjes mbarëkombëtare në Iran, studentët e universiteteve zhvilluan demonstrata dhe greva për të dytën ditë radhazi dhe i bënë jehonë kërkesës së popullit iranian për përmbysjen e regjimit klerikal.

Demonstrata dhe protesta u zhvilluan në shumë universitete, duke përfshirë Universitetin e Teheranit, Universitetin Shahr Qods Azad, Universitetin Farhang të Teheranit, Universitetin Bahonar të Teheranit, Universitetin Khajeh Nasir të Shkencave Elektrike dhe Kompjuterike, Tarbiat Modarres Teheran, Universitetin Azad Sohank, Universitetin e Isfahanit, Universitetin Najafabad të Isfahanit, Universitetin Ferdowsi të Mashhadit, Universitetin Razi të Kermanshah, Universitetin i Tabrizit, Universitetin Kashan të Shkencave Mjekësore, Universitetin e Shirazit, Universitetin Zanjan dhe Universitetin Babolsar.

Studentët thërrisnin: “Teherani është kthyer në qendër paraburgimi”, “Studentët e burgosur duhet të lirohen”, “Mashhad, Zahedan, sakrifikova jetën time për Iranin”, “Studentë krenarë, mbështetje, mbështetje”. Studentët në Universitetin Azad Eslamshahr u bënin thirrje njerëzve të qytetit të ngrihen dhe thërrisnin, “Bashkëqytetarët e Nobel, mbështetje, mbështetje.” Studentët në Universitetin Razi të Kermanshahut theksuan se do të vazhdonin kryengritjen deri në përmbysjen e mullahëve dhe thërritën: “Do të vijmë çdo ditë, mos mendoni se jemi vetëm sot”.

Njëkohësisht, demonstrata dhe protesta u zhvilluan në shumë qytete të Iranit. Në Teheran, në rrugën Lalezar, tregtarët dolën në rrugë dhe thërrisnin: “Mullahët duhet të zhduken”. Në Shiraz, njerëzit protestuan dhe u përballën me forcat shtypëse.

Në Isfahan, njerëzit protestuan duke djegur goma dhe duke u përleshur me forcat shtypëse në rrugën Moshir al-Doula. Në qytetin industrial Shapur të Isfahanit, demonstruesit bllokuan rrugën e forcave shtypëse dhe thërritën, “Iranianë krenarë, mbështetje, mbështetje”.

Dje, kryengritja mbarëkombëtare e popullit iranian shpërtheu në të paktën 48 universitete në qytete të ndryshme të Iranit dhe u zhvilluan demonstrata në 35 qytete. Tregtarët në 30 qytete dhe shoferët e kamionëve në disa qytete hynë në grevë. Në Isfahan, të rinjtë ndëshkuan katër agjentë paramilitarë të Basij, të cilët shtypën me automjet një grua. Në Mashhad, pavarësisht të shtënave të vazhdueshme me armë dhe hedhjes së gazit lotsjellës nga forcat shtypëse, demonstruesit u kundërpërgjigjën dhe i detyruan të tërhiqen. Në shumicën e qyteteve, të rinjtë i bllokuan rrugët forcave shtypëse dhe i penguan ata të afroheshin te demonstruesit. Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-PARIS)