Wednesday, February 1, 2023

Iran: Nata e pestë rresht – Kryengritja në Ahvaz, Susangerd, Hoveyzeh, Mahshahr, dhe Shush, bllokohen autostradat e Andimeshk, Dezful, Khorramabad

Dërgohen përforcime represive nga Isfahan, Lorestan, dhe Teheran në Khuzestan

Mbrëmjen e djeshme, krahas demonstratave të mëdha në pjesë të ndryshme të Ahvaz, Hamidiyeh, Veys, dhe Kut-Abdollah, mijëra të rinj të rebeluar u derdhën në rrugët e qyteteve Susangerd, Hoveyzeh, Mahshahr, dhe Shush për të protestuar kundër mungesës së ujit. Ata thërrisnin me sllogane si “Nuk do ta pranojmë poshtërimin.” Influksi i Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF), njësive speciale, njësive me motoçikleta, përdorimi i gazit lotsjellës e spërkatësve djegës, si dhe hapja e zjarrit mbi turmën nuk ia dolën t’i ndalonin protestat e të rinjve. Në të njëjtën kohë, të rinjtë e rebeluar në Andimeshk dhe Dezful bllokuan rrugën kryesore duke ndezur zjarre. Në solidaritet me banorët e Khuzestan, sot më 20 korrik, të rinjtë bllokuan autostradën Khorramabad-Borujerd.

Për t’iu kundërvënë kryengritjes së Khuzestan-it, regjimi klerikal ka dërguar qindra forca represive nga Lorestan, Teheran, dhe Isfahan në Khuzestan, përfshirë një batalion të quajtur Imam Ali nga Isfahan. Raportet nga brenda regjimit flasin për transferimin e disa komandantëve të IRGC-së nga Teherani e provinca të tjera në Ahvaz. Kanë dërguar gjithashtu qindra armë me bojë (për t’i spërkatur protestuesit me bojë në mënyrë që të identifikohen dhe arrestohen më vonë) si dhe plumba plastikë në Ahvaz.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur protestuesit në Ahvaz e në zona të tjera të Khuzestan-it dhe ka vlerësuar vendosmërinë e tyre. Ajo u bëri thirrje banorëve dhe të rinjve të zonave të tjera që të ngrihen në mbshtetje të protestuesve nga Khuzestani. Znj. Rajavi theksoi se varfëria, inflacioni, papunësia, sëmundja, mungesat e ujit e elektricitetit, janë shkatërrimet që ka sjellë sundimi i regjimit klerikal për popullin e Iranit. Liria dhe drejtësia janë të mundshme vetëm me përmbysjen e këtij regjimi dhe me vendosjen e demokracisë e sovranitetit kombëtar, shtoi ajo.

Të dyja këto lëvizje protestuese kanë në shënjestër politikat e regjimit iranian, si dhe vetë regjimin. Në masë të madhe, mungesat e ujit shkaktohen nga shpërndarja e digave të ndërtuara ose nga qeveria, ose nga kompanitë e shumta frontale të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Shumica e llogaritjeve tregojnë se IRGC ka nën kontroll pjesën më të madhe të GDP-së së vendit, dhe kjo gjë dëshmon mungesën e kufizimeve nga brenda dhe nga jashtë ndaj sjelljes së saj vetë-pasuruese.