Thursday, March 28, 2024

Iran: Investitorët e Mashtruar Organizojnë Protesta në Teheran, Mashhad, Isfahan, dhe Tabriz

Protest in front of the Tehran Stock Exchange, Iran

Protestë përpara Bursës së Teheranit, Iran

Vdekje Rouhani-t; Qeveria tradhton, Lideri e mbështet; Nuk do të votojmë më, kemi dëgjuar shumë gënjeshtra”
Deputeti i Parlamentit: Rouhani është përgjegjës për faktin që 50 milion iranianë kanë humbur paratë e tyre
Znj. Maryam Rajavi: Protestat e investitorëve tregojnë zemërimin dhe urrejtjen e popullit iranian ndaj regjimit në tërësi

Sot, më 21 prill 2021, qindra investitorë të mashtruar, të cilëve u janë plaçkitur pronat dhe kursimet nga hilet e regjimit klerikal në tregun e bursës, kanë protestuar dhe marshuar në Teheran, Mashhad, Isfahan, dhe Tabriz, duke thirrur me sllogane kundër Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei, Hassan Rouhani-t, Kryegjyqtarit Ebrahim Raisi, dhe parlamentit. Ata bënë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të mullahëve.

Investitorët e mashtruar u mblodhën përpara ndërtesës së Bursës në Teheran dhe bllokuan rrugën. Në Mashhad, protestuesit marshuan dhe u mblodhën përpara zyrës së guvernatorit. Në Isfahan, protestuesit u grumbulluan përpara Organizatës së Këmbimit në rrugën Chaharbagh.

Në fjalimin e tij në parlament, Alireza Beigi, deputet nga Tabriz, qortoi Rouhani-n: “Populli iranian nuk të beson më … Nuk ka arsye më të qartë për këtë mungesë besimi sesa fakti që 50 milion iranianë kanë humbur kursimet e një jete në tregun e bursës nën qeverisjen tënde. Është e qartë që ti ke faj, dhe kjo i ka nxitur shumë njerëz, që kërkojnë hakmarrje, t’u bashkohen radhëve të kundërshtarëve të Republikës Islamike të Iranit.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur bashkatdhetarët protestues në Tehran, Mashhad, Isfahan, dhe Tabriz.