
Irani është ndoshta i vetmi vend në botë ku, gjatë pandemisë së COVID-19, profesionistët mjekësorë të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër virusit, keqtrajtohen nga regjimi. Regjimi bën vonesa në pagesën e rrogave të infermierëve iranianë dhe nuk ua ka përmirësuar kushtet e punës. Raportet nga Irani tregojnë se ka patur protesta të ndryshme nga infermierët në mbarë Iranin kundër keqtrajtimeve nga ana e regjimit. Por në vend që t’u përgjigjet kërkesave të tyre, forcat e sigurisë të regjimit përgjigjen me mizori e shtypje.






