Friday, January 27, 2023

Demonstrata, përleshje me forcat shtypëse në Teheran dhe qytete të tjera në ditën e 24-t të kryengritjes

Protesta në Iran-Nr. 45

Të dielën, në ditën e 24-t të kryengritjes, populli, të rinjë dhe studentë organizuan protesta dhe u përleshën me forcat shtypëse në Teheran dhe qytete të tjera si Karaj, Mashhad, Marivan, Mahabad, Fardis Karaj, Shahr-e Ray, Qazvin, Kermanshah, Arak, dhe Bandar Abbas. Në disa pjesë të Teheranit, Marivanit, Mahabadit dhe Fardisit në Karaj, dyqanxhinjtë dhe tregtarët e pazareve hynë në grevë në mbështetje të kryengritjes.

Studentët në universitetet e Teheranit, Amir Kabir, Khajeh Nasir, Arak, Al-Zahra, Allameh, Tarbiat Modares, Barjin të Qazvin dhe Razi të Kermanshah organizuan protesta dhe thirrën, “Kjo nuk është protestë, është një revolucion”, “varfëri, korrupsion dhe padrejtësi, turp për këtë tirani”, “Basij (forca paramilitare) është një forcë mercenare”, “mos mendoni se jemi vetëm sot, ne do të dalim çdo ditë”, dhe “Nga Zahedani në Teheran, unë sakrifikoj jetën time për Iranin”.

Studentët në rrugën Pirouzi dhe distriktin Sadeghieh në Teheran, në Fardis të Karaj, Shahr-e Ray dhe Mashhad thërrisnin në demonstratat e tyre, “vdekje Khameneit”, “vdekje diktatorit”, “ky vit është një vit sakrifice, Seyyed Ali (Khamenei) do të rrëzohet nga pushteti”, “na morën Nika-n, por na dhanë trupin e saj” dhe “ky është mesazhi i fundit, shënjestra është vetë regjimi”.

Në Bandar Abbas, forcat represive sulmuan studentet vajza që protestonin dhe ato u përgjigjën duke thirrur, “turp të keni! turp të keni!” Në disa shkolla agjentë të veshur civilë sollën furgona pa targa dhe Forca e Sigurisë të Shtetit u fut për të arrestuar nxënësit, por familjarët shkuan me shpejtësi në shkollë dhe nuk i lejuan t’i arrestonin fëmijët e tyre.

Në Teheran, regjimi ka filluar t’i mbledhë disa prej rimorkiove të Forcave të Sigurisë të Shtetit në qytet nga frika se mos digjen nga të rinjtë.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris)

9 tetor, 2022